E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fuqishëm në Guatemalë, të paktën 48 të vdekur

Guatemalë - Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë i shkallës rihter goditi pak orë më parë Guatemalë.

Presidenti i vendit, Otto Perez Molina raportoi për të paktën 48 të vdekur e më shumë se 150 të tjerë të plagosur.

Sipas njoftimeve të para, epiqendra e tërmetit ishte afër Champerico, në thellësi prej 41 kilometrave nën sipërfaqe të oqeanit, raportohet se tërmeti u ndie edhe në një pjesë të Meksikës.

Në disa zona rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët, sipas autoriteteve do të duhet më tepër se 24 për të krijuar përsëri lidhjet me zonat e goditura nga tërmeti.

Ministri i Energjitikës tha se rreth 73 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Rajoni është goditur shpesh nga tërmetet, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në mënyrë periodike dhe vdekjet shumë.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›