Tërmet nafte në Zharrëz, banorët bllokojnë rrugët
FIER/ Akuza Bankersit për shpërthimet. Vënë gurë në rrugën drejt Beratit.
Protesta, pas lëkundjeve dje në mesditë: Faji i kompanisë.
Tronditjet e tokës në zonën naftëmbajtëse në mes të ditës së diel çuan në protestë të menjëhershme 200 banorë të fshatit Zharrëz në Fier. Ata bllokuan për mbi një orë rrugën nacionale Fier-Berat, në qendër të fshatit të tyre. Lëkundjet, sipas banorëve, janë shkaktuar nga shpërthimet dhe operacionet që kryhen në zonën naftëmbajtëse nga kompania e huaj Bankers Petroleum. Të irrituar ata kanë dalë nga banesat e tyre dhe pasi janë bashkuar në qendër të fshatit, kanë ndërtuar një pritë me gurë duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në rrugën kombëtare.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)