Pashaliman, anijendërtuesit padisin Imamin për rrogat

Anija Orik e prodhuar në Pashaliman në shtator 2011
Ankimi në Gjykatë kundër uljes së shtesës në pagë për vështirësi.
Këshilli sindikal i ndërtimit të anijeve: Të hiqet urdhri.
Punëtorët e bazës ushtarake të Pashalimanit padisin ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, për një urdhër të lëshuar prej tij në mars të këtij viti. Ankimi në Gjykatë është bërë më parë, por vetëm më 3 shtator është hedhur në shortin që ka përcaktuar gjyqtarin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Sipas ekstraktit të bërë publik nga Gjykata e Tiranës, paditësi në këtë ankim është Këshilli sindikal i punonjësve të kantierit të ndërtimit të anijeve, Pashaliman.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)