E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Sarandë, nuk ka dëmtime

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Sarandës dhe në rrethinat përreth. Nga të dhënat paraprake nuk njoftohet për dëme materiale ndërkohë që epiqendra mendohet të ketë qenë në det me forcë 3- 4 ballë i shkallës Rihter.

Për shkak të lëkundjeve, banorët që kanë qenë në pallate të larta kanë arritur të ndjejnë lëkundjet e konsiderueshme, që kanë zgjatur fare pak dhe pastaj janë shuar.

Por, mësohet se lëkundjet e kësaj goditjeje janë ndjerë edhe në të gjitha fshatrat përreth. Nuk flitet ende për pasgoditje, apo për probleme të shkaktuara nga tërmeti i regjistruar. Tërmete me këtë intensitet janë shënuar edhe më parë në Sarandë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›