Tërmetet, kush rrezikon më shumë
Sizmologët përcaktojnë se cilat janë zonat "më të preferuara" të tërmetit në vendin tonë, si dhe shkaqet se përse ndodh ky fenomen në territorin shqiptar. Rrapo Ormeni, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, shpjegon se në Shqipëri njihen tre apo katër zona të forta sizmologjike, që preken më shpesh nga tërmetet. E para në listë, sipas sizmologëve, është zona Joniko-Adriatike. "Këtu përfshihen territoret nga Durrësi në Vlorë", thotë Ormeni. Ai shton se zona e dytë më e prekur nga përplasjet nëntokësore është ajo e thyerjeve Lushnjë-Elbasan-Dibër. Ndërsa zona e tretë sizmologjike "ndjek" itinerarin Korçë-Ohër-Peshkopi.
Po kështu, një tjetër burim potencial tërmetesh mbetet edhe pllaka nën Otranto. Këto territore, sipas sizmologut, konsiderohen si më të rrezikshmet, për shkak se aty ka pasur më parë thyerje dhe toka është e sforcuar dhe si e tillë është më vulnerabël ndaj përplasjeve të pllakave ndërkontinentale.
Shkaqet
Ormeni, duke pranuar se lëkundjet e tërmeteve, edhe në botë, vetëm mund të regjistrohen, por jo të paralajmërohen, përcakton se cilat janë shkaqet e tërmeteve në vendin tonë: "Shkak i tërmeteve në Shqipëri është përplasja e mikropllakave në detin Adriatik me urogjenën shqiptare (tokën). Këto vijnë si pasojë e përplasjes së pllakave kontinentale afrikane me ato euroaziatike. Nga kjo toka sforcohet. Aty ku ndodh një gjë e tillë është më e madhe mundësia për të ndodhur shkëputje shkëmbore apo trualli në nëntokë".
Tërmeti, sqaron specialisti, është një thyerje në brendësi të tokës, që ndodh në një moment shumë të shkurtër e si pasojë lëkunden objektet në sipërfaqe.
Cunami
Sinjale alarmi janë ngritur nga studiues përtej detit për një rrezik të mundshëm nga Cunami detar. E ndërsa vendet fqinje e kanë ndonjë shembull për të treguar, duket se edhe në vendin tonë nuk mungon një precedent i tillë i mëparshëm. Sizmologu Rrapo Ormeni tregon se në vitin 1930, në bregdetin e Vlorës është regjistruar një tërmet detar, që ka shkaktuar një dallgë mbi 4 metra të lartë. Kjo dukuri në atë kohë u shoqërua edhe me dëme materiale. Ndërkohë që një tjetër tërmet i fuqishëm i regjistruar në vendin tonë është ai i vitit 1976 në Peshkopi me 6.7 ballë të shkallës Rihter. Përveç dëmeve materiale, ai u shoqërua me rënien në lartësi të malit Zabizmi dhe ngritjes së fushës. Madje, u krijua edhe një çarje e madhe e tokës, e cila nuk është karakteristike për natyrën e tërmeteve që ndodhin në vendin tonë.
Shpërthimet
Sizmologu Ormeni hedh poshtë çdo panik që mund të krijohet për shkak të ndonjë lidhjeje të supozuar të shpërthimit të Gërdecit në Vorë dy muaj më parë dhe këtij fenomeni natyror, ndonëse kjo zonë ka qenë fare pranë epiqendrës së tërmetit. Nga ana tjetër, sipas sizmologut Rrapo Ormeni, sforcimet e tokës që mund të bëhen shkaqe për tërmetet ndodhin nga shpërthimet, por kur këto janë tejet të fuqishme, të natyrës bërthamore dhe kur kryhen nën tokë. Lidhur me shpërthimin e municioneve në Gërdec, ai sqaron se nuk ka pasur ndonjë ndikim në shkaktimin e ndonjë tërmeti të mëvonshëm, pasi nga kjo energji shpërthyese vetëm një për qind shndërrohet në energji sizmike dhe kjo nuk ka efekt ndikues.
Parashikimi
Nuk ka ende pajisje të tilla, të cilat të mund të realizojnë parashikimin e tërmeteve. E shumta që mund të arrijnë pajisjet e teknologjisë moderne është që ta regjistrojnë këtë lëkundje sizmike me shpejtësi. Shkak për këtë është fakti se sizmologjia është një shkencë relativisht e re.