E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti 5 ballë godet Durrësin

"Intensiteti i tërmetit në epiqendër është rreth 5 ballë. Tërmeti është ndjerë 5 ballë në qytetin e Durrësit, 4-5 ballë në qytetin e Kavajës e Vlorës dhe rreth 4 ballë në qytetin e Tiranës". Janë këto shpjegimet që jep drejtori i Institutit të Gjeoshkencave pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, prof. Ismail Hoxha.

Një tërmet me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter ka shkaktuar mesnatën e 19 majit tronditje të tokës, që janë ndier në disa qytete të vendit, por pa shkaktuar dëme materiale.

Specialisti i sizmologjisë, Rrapo Ormeni, shprehet se "epiqendra paraprake e këtij tërmeti është lokalizuar 10 km në verilindje të qytetit të Durrësit, në Sukth, në koordinatat 41.36V dhe 19.48L". Ai shton se vatra e këtij tërmeti e ka thellësinë 4 km. Ky fenomen natyror ka ndodhur ekzaktësisht në orën 23:28 minuta (ora lokale) të mbrëmjes së 19 majit dhe nuk ka pasur një tërmet të dytë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›