Tërmeti 7 ballë në Peshkopi, një fëmijë i lënduar. Mblidhet Shtabi i Emergjencës
DIBER- Mblidhet Shtabit i Emergjencës për të bërë bilancin e dëmeve dhe planin e masave që do të merren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm që u regjistrua mbrëmë vone.
Sipas të dhënave të para, një fëmije është lënduar si pasojë e tërmetit. Për të është raportuar gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencës nga kryetari i komunës Tomin. Ai ka thënë se fëmija i lënduar është nga fshati Catush dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Peshkopisë, por gjendja e tij nuk paraqitet e rëndë për jetën.
Sipas qendrës sizmologjike tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 shkalla Rihter dhe
intensitet në epiqendër mbi 7 ballë. Të paktën 59 lëkundje me intensitet të vogël janë shënuar pas lëkundjes së parë që u regjistrua 19 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, në verilindje të vendit. Sipas Institutit Sizmiologjik, lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjoricë.
Lëkundje të forta janë ndjerë në qytete të tjera, Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Berat.
Lëkundja e parë është regjistruar në orën 23.49 të natës dhe ka zgjatur rreth 15 sekonda.
Për fat nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërkohë që dëmet kanë qenë të shumta, sidomos rreth epiqendrës. Kështu mësohet se në fshatrat e Peshkopisë shumë shtëpi janë plasaritur, ndërkohë që të tjera janë bërë thuajse të pabanueshme.
Dëme ka pasur në Bulqizë, në Shupenzë, Ostren, Zergan dhe Gollobordë, zona ku gjatë natës ka munguar edhe energjia elektrike.
Në Tiranë lëkundja është ndjerë deri në 5.4 ballë, ndërkohë që paniku ka mbërthyer sidomos banorët e kateve të sipërme të pallateve.