Përmbytjet, ushtria kryen operacione të përbashkëta në Shkodër e Lezhë

FOTOT shihni dhe Videon
Shkodër-Lezhë, 15 Janar NOA Shtabi i Përgjithshëm
i Forcave të Armatosura të Republikës tha sot se po vazhdon pa u ndërprerë
operacioni në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.
Mësohet se në zonën e operacionit për datën
14.01.2010 nga Forcat e Armatosura kanë marrë pjesë 737 forca, 222 mjete dhe 4
helikopterë të Farkës.
Kurse nga shtetet fqinjë vijojnë të marrin
pjesë 3 helikopter (2 CH-47, 1 AS-350) nga Italia, 33 forca dhe 7 mjete
shoqërimi nga forca e sigurisë së Kosovës, 47 forca, 5 varka dhe 4 mjete nga
Maqedonia dhe 29 trupa dhe 5 mjete nga Greqia.
Gjatë ditës së djeshme dhe deri në orët e para
të ditës së sotme, nga trupat e mjetet e ushtrisë janë kryer këto punë:
Transport e shpërndarje ndihmash 200 tonë
Evakuim popullsie 320 persona
Evakuim i gjësë së gjallë 7 krerë
Përforcim argjinature 300 ml
Transport inertesh 353 m3
Transport buke 800 copë
Transport mielli 46,3 tonë
Transport ndihma, çadra 32 copë
Transport ushqimi për bagëti 23,5 tonë
Shpërndarje gjeneratorë 6 copë
Furnizim me ujë të pijshëm 14 tonë
Nga forcat e vendeve të huaja:
Forcat maqedonase kanë punuar me 6 pompa thithëse në lagjen Xhabije dhe komunën
e Dajçit.
Në Obot kanë qenë në dispozicion me 2 varka
dhe 1 mjet për transport njerëzish.
Forcat e Sigurisë të Kosovës me 20 trupa, 7 mjete dhe 2 varka kanë bërë evakuim
të banorëve nga fshati Mali i Jushit për në Bushat.
Këto forca kanë realizuar edhe shpërndarjen e
ndihmave të ardhura nga Kosova në komunën e Velipojës..
Forcat Italiane me 3 helikopterë kanë realizuar transport ndihmash në
itinerarin Gjadër-Velipojë. Në mesditë ata kanë përfunduar misionin dhe janë
larguar nga zona operacionale. Po kështu edhe forcat greke në orën 10.00 kanë
përfunduar misionin dhe janë larguar për në vendin e tyre
Sakaq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në
një ceremoni të organizuar në Bazën Ajrore të Gjadrit ka dekoruar me medaljen
për Shërbime të shquara 3 komandantët e helikopterëve dhe mjekun italian që
morën pjesë në operacionet e shpërndarjes së ndihmave nga ajri në zonën e
Shkodrës.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe zv.ambasadori
i italian në Tiranë, si dhe ushtarakë të lartë që drejtojnë forcat në këtë
operacion.
r.d/NOA
Shikoni Videon:
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/F_d3NHrzOAk','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf',
false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});