E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti në Itali,Topi mesazhe ngushëllimi

Presidenti Bamir Topi i ka dërguar mesazhe Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku shpreh keqardhjen dhe hidhërimin për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos. Në mesazhin e tij drejtuar dy krerëve të shtetit italian Topi shkruan se "Me keqardhje të madhe mësova për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale. Dëshiroj të shpreh hidhërimin tim për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar theksohet në mesazhet e presidentit Topi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›