E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore kërkon ndjesë që folëm keq ndaj qeverisë së Berishës

Përfundimisht,
duhet të pranojmë që Banka ka bërë gabime në këtë projekt. Po punojmë që të
sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen, qoftë këtu apo në ndonjë
vend tjetër

Tiranë, 14 Janar NOA Banka Botërore ka shuar
të gjitha zërat dhe spekulimet se me pronat në bregdet ishin bërë abuzime, duke
i veshur qeverisë së Berishës plot dyshime për afera korruptive, pasi sot përmes
zëvendëspresidentit të saj ka kërkuar publikisht ndjesë.

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore Philippe
Le Houérou ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë dhe sot mori pjesë në
mbledhjen e Komitetit të Strategjive që u drejtua nga kryeministri Berisha.

Duke u ndalur në zhvillimet e vitit të kaluar,
në lidhje me projektin e menaxhimit të integruar të zonës bregdetare,
Zv/presidenti i BB-së sqaroi se Bankës Botërore i vjen keq që, në një
inspektim që kishte për qëllim të shikonte nëse banka u ishte përmbajtur apo jo
politikave të saj, dolën deklarata të pabazuara kundër veprimeve të qeverisë me
këtë projekt.

Unë dua të jem shumë i qartë. Procesi i
panelit të inspektimit nuk heton në asnjë mënyrë veprimet e klientëve tanë dhe në
asnjë mënyrë nuk duhet të interpretohet si i tillë. Për më tepër, nuk pati
asnjë provë për korrupsion, në mënyrë që Departamenti për Integritetin
Institucional të Bankës, të kryente hetime të mëtejshme. Pra, përfundimisht,
duhet të pranojmë që Banka ka bërë gabime në këtë projekt. Po punojmë që të
sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen, qoftë këtu apo në ndonjë
vend tjetër, tha z. Philippe Le Houérou.

r.b/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›