Nis të hënën në Vlorë java e 9-të e gjuhës italiane
VLORE- Të hënën nis në Vlorë java e nëntë e gjuhës italiane në Botë nën kujdesin e Akademisë së Kruskës, Ministrisë së Jashtme italiane dhe Presidentit të Republikës.
Me këtë rast konsullata italiane në Vlorë ka prezantuar programin e kësaj jave të ngjeshur aktivitetesh institucionale, komerciale dhe kulturore në qytetin bregdetar.
Këtë vit është zgjedhur tema “Gjuha italiane mes artit, shkencës dhe teknologjisë”, ku synimi mbetet ilustrimi i krijimtarisë italiane në këto 3 fusha.
Por nuk do të lihet mënjanë as krijimtaria shqiptare, për të cilën konsulli Italian i Vlorës, Serxho Stroci ka shprehur konsideratë, duke vlerësuar kontributin e madh në promovimin edhe të pasurisë artistike, kulturore e shkencore vendase. Ky organizim do të shtrihet dhe në qytete të tjera si në Fier, Berat e Gjirokastër në datat 20-24 Tetor.
(e.n/BalkanWeb)