Tërmeti, Topi i dërgon mesazh ngushëllimi Presidentit të Haitit
Tiranë, 15 janar
NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi
Presidentit të Republikës së Haitit, Rene Garsia Preval, për katastrofën që
shkaktuan tërmetet në këtë vend ditët e fundit.
Në mesazh,
thuhet: I nderuar Zoti President,
Me hidhërim të
thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar e tragjik që goditi Republikën e
Haitit në datën 12 janar, duke shkaktuar shumë humbje jetësh, shumë të lënduar
dhe dëme materiale, duke e dëmtuar seriozisht kryeqytetin dhe vendin tuaj.
Më lejoni, Shkëlqesi, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim
personal, tju shpreh juve dhe familjeve e të afërmve të viktimave,
solidaritetin me vendin tuaj dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë
popullin e Haitit që u trondit nga kjo katastrofë, duke shpresuar që situata të
kapërcehet sa më lehtë, - thuhet në mesazhin e ngushëllimit që Presidenti Topi
i dërgoi homologut të tij të Haitit.
k.k/NOA