E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/Presidenti i BB: Përmbytjet, ju sjellim panel ndërkombëtar ekspertësh

Tiranë, 14 Janar NOA - Zëvendëspresidenti i Bankës
Botërore Philippe Le Houérou shprehu sot solidaritet ndaj familjeve që janë
prekur nga përmbytjet e mëdha në rajonin e Shkodrës dhe ofroi mbështetjen ndaj,
të gjithë atyre që po përpiqen, duke u zhvendosur me familjet e gjënë e gjallë.

Z. Le Houérou, i cili ndodhet për një vizitë
zyrtare në Tiranë njoftoi se Banka Botërore, është duke e mbështetur qeverinë
shqiptare, përmes një paneli ndërkombëtar ekspertësh, të cilët po ndihmojnë
KESH-in dhe institucionet e tjera analoge që të monitorojnë funksionimin e
digave.

Jemi të gatshëm të ndihmojmë në rehabilitimin
e rindërtimin e zonave të dëmtuara në Shkodër, nga ngjarja e të cilës janë prekur
jetët e kaq shumë njerëzve, - Le Houérou.

Përmes strategjisë sonë të re të partneritetit
për Shqipërinë, ambicia jonë është të vazhdojmë të jemi një partner i besueshëm
dhe efektiv i popullit shqiptar, në këtë rrugëtim të mrekullueshëm drejt
prosperitetit, - deklaroi Le Houérou.

Në mbyllje të deklarimeve të tij, z Le Houérou
tha se jemi të vendosur për të mbështetur përpjekjet tuaja për të ndërtuar një
Shqipëri gjithëpërfshirëse nga pikëpamja sociale, të menaxhuar mirë
financiarisht, me një mjedis të qëndrueshëm e që do të bëhet një anëtare me të
drejta të plota në BE.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›