E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të varfrit marrin rrugët e kurbetit ose vrasin veten"

Doja t'u thosha dy fjalë atyre që u lodhën duke u bërë apel njerëzve pse nuk protestoni për këtë e pse nuk protestoni për atë! Po more zotërinj, keni të drejtë, por puna është se njerëzit në Shqipëri janë bërë qengja: kur nuk gjejnë asnjë mënyrë për të jetuar në vendin e vet, marrin rrugën e kurbetit nga mali apo gomonen nga deti. Kur nuk kanë mundësi as për këto, atëherë vetëvriten. Meazallah se i shkon mendja njeriut që të shkojë t'ia heqë një koqe plumbi përgjegjësve të kësaj pallavre kombëtare, para s t'ia heqë vetes. Edhe ne që shkruajmë këtu, nuk na dëgjon njeri me siguri dhe një letër e tillë nuk është as e para, as e fundit. Por nga anët tona i themi: "Nuk ka qeder haleja, nga pordhët"!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›