E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, rreth 3 000 persona të evakuar në Modena dhe Ferrare

ROMË - Rreth 3 000 persona u evakuan nga banesat e tyre në Emilia Romagne, mes Modenas dhe Ferrarës në verilindje të Italisë pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë gjashtë ballë që goditi sot këtë zonë, njoftoi sot mbrojtja civile.

Pjesa më e madhe e të evakuarve, rreth 2 500 ndodheshin në rajonin e Modenas, ndërkohë që 500 në zonën e Ferrarës.
Tërmeti ka detyruar autoritetet të evakuojnë edhe 500 të burgosur në burgun e Ferrarës.

Tërmeti, me magnitudë gjshtë ballë të shkallës Rihter u regjistrua nga instituti kombëtar gjeofizik në orën 02:04 GMT. Ai ndodhi në 5,1 kilometër thellësi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›