Mediat gjermane: Fitoi anti-futbolli Anglia kurorëzon Çelsin
BERLIN-Në Gjermani ka vetëm lot Kontraste të forta mes shtypit anglez dhe atij gjerman përsa i përket finales së Champions League, të fituar 5-4 me penallti nga Çelsi ndaj Bajernit të Mynihut. Në Angli, mediat kanë kurorëzuar ekipin londinez, që e fiton për herë të parë këtë trofe.
“Mbretërit e Evropës” është titulli i thjeshtë i “Times”, që e quan të lavdishme natën e bluve në Mynih. “The Sun” luan me emrin e Drogba, duke titulluar: “Didi did it” (Didi ia doli), duke vazhduar më tej: “Çelsi fiton Champions League, Drogba vendos nga penalltitë”. Hapësirë e madhe për djemtë e Di Mateos edhe në të përditshme “The Guardian”, që shkruan: “Çelsi kurorëzohet kampion i Evropës, mund Bajernin me penallti dhe fiton Champions për herë të parë në histori”. “Abramoviç realizon ëndrrën e tij më të madhe”, është titulli i “The Independent”, që shton: “Drogba udhëheq blutë për në tokën e premtuar”.
Por, një atmosferë krejt tjetër në Gjermani, ku shtypi “qan bashkë me Bajernin”. Humbja e skuadrës së Jup Hejnkes me penallti ka shkaktuar një zemërim gjithandej, pasi ngjason me atë ndaj Mançesterit në vitin 1999. “Bajern, ne qajmë me ty”, është titulli i madh i “Bild”. “Bajerni kishte diçka në dorën e vet, pas shumë rasteve të krijuara, por me penallti fitoi anti-futbolli destruktiv i Çelsit”, shkruan më tej ky tabloid, që kritikon lojën e londinezëve. Edhe “Der Tagesspiegel” hapet me foton e “Shvajnstajger” dhe me titullin “Nga ëndrra në traumë”. “Drogba kthehet në makthin e Bajernit”, është titulli i revistës “Kicker Magazine”.
(d.b/A.latifi/BalkanWeb)