Polemikat qe i sherbejne arsimit
Kohët e fundit, në faqet e disa prej gazetave tona kryesore, po trajtohen probleme kyçe të arsimit. Shpresoj të jetë kjo shprehje e asaj që i ka munguar arsimit tonë prej vitesh: paraqitja e alternativave dhe argumenti. Si të tillë vlerësoj edhe dy artikuj të botuar ditët e fundit. Problematika paraqet interes, meqenëse artikulli i parë është nënshkruar nga kryetari i Bordit të Miratimit të Teksteve për arsimin parauniversitar dhe i dyti mban firmën e një pedagogu universiteti, i afërt me sferat e larta zyrtare të vendimmarrjes arsimore.
PROBLEMI DHE ZGJIDHJET E PROPOZUARA
Nëse anashkalojmë retorikën e ndërsjellë me elemente subjektive të panevojshme, problemi, pak a shumë, shprehet kështu: Tekstet tona shkollore nuk e garantojnë cilësinë e kërkuar: A duhet të kalojmë në përdorimin e teksteve të huaja, duke përjashtuar ato të gjuhës amtare, të letërsisë shqipe dhe të historisë e kulturës kombëtare?
Autori i parë mbron politikën e MASH-it për përgatitjen e teksteve të reja mësimore (Altertekst), me të cilën u shënua kalimi nga sistemi i centralizuar i dizajnimit dhe përgatitjes së teksteve në sistemin e tregut të lirë të sigurimit të tyre. Sipas tij, "programet e hartuara nga Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit (IKT), së fundmi, janë shumë bashkëkohore dhe të mbështetura në përvojën e studimet më të mira perëndimore dhe të vlerësuara edhe nga asistenca e huaj"; "tekstet e sjella janë përshtatje të tyre, të bëra nga specialistët tanë më të mirë", etj., etj.
Autori i dytë mendon se cilësia jo e mirë e teksteve shkollore konstatohet nga "përmbajtja me gabime kuptimore e gjuhësore, që në disa raste përsëritet në klasa të ndryshme, nga rubrika që nuk përputhen me tekstin, rubrika që nuk bazohen në shprehi të të menduarit, por në riprodhim, nga rubrika që u kërkojnë nxënësve të përmbushin detyra, por që as mësuesit nuk i dinë"; se "autorë të teksteve janë bërë persona anonimë, pa ndonjë shkollim profesional, përgatitje të veçantë"; se "hartimi i teksteve shkollore është quajtur si diçka e lehtë, prandaj edhe u përfshinë në të njerëz që nuk kanë asnjë kontribut të spikatur për arsimin, më keq akoma ata që nuk kanë asnjë lidhje me të, pa folur për aspekte të tjera".
Konstatimi se cilësia e teksteve shkollore lë shumë për të dëshiruar, pasohet nga rekomandimi (në mos qoftë projekt që shpejt do të shohim të konkretizuar) për krijimin e "shkollës së autorëve të teksteve". Autori pohon se meqë "ka tekste të përshtatura, pra është marrë përvoja e huaj në kundërshtim me të drejtën e autorit dhe meqë "ka edhe tekste që janë të përkthyera", atëherë "të kalojmë nga një procedurë ilegale në atë legale".
Nga këndshikimi im, shkrimet promovojnë ide interesante, si ajo e sigurimit të cilësisë së teksteve nëpërmjet konkurrimit, apo ideja e nevojës për një politikë të re në drejtim të përgatitjes së kurrikulit kombëtar. Krahas saj, konstatoj se ide dhe argumente të tjera nuk arrijnë në burimin e faktorëve që gjenerojnë pasojat e pakëndshme në fushën e teksteve shkollore. Për pasojë, zgjidhjet e ofruara për kushtet e tanishme i gjej jo bindëse, madje, do të thosha, me pasoja jo të mira për arsimin dhe shkollën tonë.
FILOZOFIA E RE E KURRIKULIT
Pasi njihesh me idetë e autorëve, që në krye të herës, konstaton se flitet për cilësi tekstesh, duke i shkëputur ata nga konteksti dhe moria e faktorëve që e ndikojnë drejtpërdrejt këtë cilësi. Në të dyja shkrimet nuk kuptohet se cilësia e teksteve më së pari merr jetë nga lidhja e filozofisë arsimore me brendinë e arsimit (ato shkrihen, më së pari, te ligji për arsimin dhe korniza e kurrikulit). Kur kemi paralajmëruar se arsimi ynë ka nevojë për një kuadër të ri ligjor, kemi kërkuar të konkretizohet kjo filozofi që e zhvendos punën e shkollës në realitetin e ri, atje ku vlerësohet jo vetëm ajo që di, por, dhe mbi të gjitha, ajo se çfarë di të bësh me atë që di. Ligji i ri do të rregullonte, pastaj, dhe ato aspekte për të cilat në shkrimet e mësipërme jepen jo pak shembuj e kundërshembuj. Për ilustrim, po kujtoj rregullimin ligjor të procedurës së përgatitjes së teksteve, që fillon me kornizën e kurrikulit kombëtar (e plotësuar nga kurrikuli i shkollës), vijon me standardin e teksteve shkollore dhe licencimin e shtëpive botuese dhe përfundon me procedurat e përzgjedhjes së teksteve nga shkollat.
Shpresoj se pozita institucionale u lejon autorëve të njohin përvojën e Kroacisë p.sh., ku përgatitja e teksteve shkollore mbështetet në sistemin e standardeve arsimore kombëtare, që u testua në vitin shkollor 2005-2006, vit kur u miratua dhe standardi i teksteve shkollore dhe licencimi i shtëpive botuese. Po kështu, në Austri janë hartuar kritere cilësore për aprovimin e teksteve shkollore (veç kritereve që lidhen me përmbajtjen). Ata mbulojnë hapësirën ku përfshihen punët e pavarura dhe pjesëmarrja e nxënësve, përgatitja e tyre për jetë, qytetaria, demokracia dhe barazia. Lituania përdor ekspertë individualë për vlerësimin e teksteve shkollore, që janë miratuar nga bordet kombëtare të ekspertëve. Në Irlandë, tekstet shkollore për arsimin parauniversitar nuk caktohen paraprakisht, por Këshilli Kombëtar për Kurrikulin dhe Vlerësimin i pajis mësuesit me një bibliografi të detajuar dhe sugjeron burime për çdo grup lëndësh.
Reformimi i bazës ligjore do të na lejojë të kalojmë nga artikulimi i nevojës për "shkollën e autorëve të teksteve", ose të "kërkesës për të sjellë nga jashtë tekste për këtë ose atë disiplinë", drejt një realitetit të ri. Sendërtimi i tij kërkon, doemos, përfshirjen e institucioneve prestigjioze si Akademia e Shkencave, universitetet, agjencitë arsimore publike (dhe jo vetëm) për të studiuar, promovuar dhe konkretizuar zhvendosjet që kanë ndodhur në arsim dekadën e fundit. Po përmend këtu, për ilustrim, kalimin drejt kurrikulit që mbështet mbi kompetencën, zhvendosje që siguroi mekanizmat e reja për të kaluar nga pedagogjia me objektiva drejt pedagogjisë gjithëpërfshirëse. Në themelin e programeve dhe të teksteve të reja, tashmë vihen koncepte universale (kompetencat kyçe dhe kompetencat lëndore etj.), që janë bazë për të siguruar nxënien e këndshme, normalizimin e ngarkesës mësimore, integrimin dhe zbatimin e dijeve etj. Mjaft prej vendeve, nga ku mund dhe të sillen tekste, janë përfshirë vitet e fundit në këtë proces. Padija rreth zhvillimeve të tilla thelbësore do të paracaktojë, që në zanafillë, fatin e përpjekjeve për hartimin ose importimin e teksteve. Ajo do të zhvlerësojë çdo përpjekje për krijimin e institucioneve të tjera, që mund të synojnë të përgatisin autorë tekstesh deri dhe "përkthyes" të kualifikuar. Nuk duhet të harrojmë pompozitetin, me të cilin u deklarua 3 vite të shkuara, se Alterteksti e përmirësoi sistemin e mëparshëm të prodhimit të teksteve në 8 aspekte të ndryshme dhe as deklaratat ministrore për vlerat e kësaj politike, për fitore në luftën kundër korrupsionit etj., etj. Gjithsesi, në këto vite, përvoja na mësoi shumë gjëra, na mësoi edhe sa vlerë ka ajo që nxë, pas asaj kur i di të gjitha.