Topalli-Fini: Zgjedhjet në Shqipëri, me legjitimitet maksimal

"Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk mund dhe nuk duhet të kontestohet". Kështu ka pohuar Presidenti i Parlamentit Italian Gianfranco Fini në një takim që ka pasur me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, e cila ndodhet një një vizitë zyrtale në Itali.
"Vlerësimi i Italisë dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar është se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk duhet dhe nuk mund të kontestohet. Jeta demokratike shqiptare duhet të hyjë në normalitet të plotë sigurisht brenda parlamentit. ", u shpreh ai.
Ndërkohë duke falenderuar presidentin Fini për gjithë mbështetjen që Italia ka dhënë në sfidat integruese të Shqipërisë, kryetarja e Kuvendit vlerësoi faktin që Italia ka qenë gjithmonë një avokate e Shqipërisë.
"Falenderova Presidentin Fini për faktin se parlamenti dhe senati italian votoi MSA-në dhe në të njëjtën kohë votoi dhe mbështeti protokollin e NATO-s. Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s. Shqipëria mori aprovimin nga Këshilli i ministrave i BE-së tre javë më parë për kërkesën e saj në procesin e integrimit. Shqipëria ka një rritje ekonomike prej 4 përqind. Ne kemi shumë sipërmarrës italianë dhe unë ftoj të gjithë investitorët italianë të vijnë në Shqipëri", theksoi Topalli.
Ndërsa Presidenti Fini ritheksoi se Shqipëria europiane është mbi të gjitha një interes i vetë Bashkimit Europian. Ndërkohë në takim u bisedua gjerësisht për komunitetin shqiptar në Itali, një aset i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, komunitet i cili, siç tha edhe Presidenti Fini përbën një shembull të integrimit të shqiptarëve në vendet e BE-së.