Familjarët e Shtëpisë së verdhë kërkojnë ballafaqim me Del Ponten

Shtëpia e Verdhë
I zoti i shtëpisë së shumëpërfolur thotë se pranon hetimet vetëm nëse dëmshpërblehet nga shteti për dëmin që i kanë shaktuar familjes së tij
Lindita Çela
Mersinit i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga të paftuarit që trokasin në derën e tij. Historia, që ai e quan një trillim, ende nuk ka të sosur. Ndaj është ca e vështirë të flasës me të zotin e shtëpisë së verdhë. Është tejet dyshues, se mos edhe ne, jemi pjesë e agjentuarave të huaja. Sipas Mersinit, ata kanë stisur këtë histori me vrasje, ushtarë serb e trasplante organesh jetësore. E pasi bindet që jemi veç gazetar, burri rreth të 50-tave nis e rrëfen makthin e familjes Katuçi. Një histori që ka nisur me dy vizitor misteriozë e që sot ende vazhdon me rifillimin e hetimetve tashmë dhe me bekimin e Parlamentit Shqiptar.
Z. Mersin, Parlamenti shqiptar ka miratuar një ligj që lejon rifillimin e hetimeve ndaj akuzave të ngritura nga eurodeputeti Dik Marty. Jeni në dijeni?
Po. Ka më shumë se tetë vjet që akuza të tilla, kaq mostruoze, rëndojnë mbi familjen tonë. Këtu kanë ardhur shumë njerëz, pa asnjë vendim gjykate, duke na provokuar, kanë bërë hetime që kanë rezultuar pa prova e më pas sërish na akuzojnë si kriminelë. Menduam që pas hetimeve të bëra, në vitin 2004 ku mbi 12 burra të huaj bastisën shtëpinë tonë, morën fund këto akuza. Çuditërisht dëgjojmë se do të ketë hetime të tjera . Çtë them tjetër veçse hallit që na ka rënë mbi kurriz e mos i raftë kujt. Në këta akuza përballemi krejt të vetëm. Të vetëm ndaj shtetit tonë, ndaj të huajve e ndaj prokurorëve.

Mersin Katuçi
Po a do të lejoni prokurorë të EULEX-it që tju marrin në pyetje apo të kontrollojnë sërish shtëpinë tuaj?
Jo. Kurrën e kurrës. Nuk do ta lejojmë, jo se kemi gjera për të fshehur, por së pari shteti, apo dhe ata që kanë ngritur akuzat ndaj nesh të na dëmshpërblejnë për gjithë traumën që na kanë shkatuar, dhe më pas i kanë dyert e hapura.
Por, në bazë të ligjit të miratuar, prokurorët kanë të drejtë edhe të bëjnë arrestime. Nuk keni frikë?
Sigurisht. Me shtetin ne nuk kemi forcë të përballemi. Por, të gjallë nuk do të lejojmë njeri të na nëpërkëmbë, ashtu siç bënë në 2004-ën apo në 2009-ën kur këtu erdhi Dik Marty. Unë nuk e kam lejuar të shkelë në shtëpinë time. Nuk mund të lejoj më të na nëpërkëmbin me akuza që vetëm rëndojnë familjen time se nuk kanë asnjë fakt të vërtetë.
Kur keni dëgjuar për herë të parë për akuzat që shtëpia juaj është përdorur si bazë e UÇK-së?
Nga televizioni, pas botimit të librit të Karla Del Pontes. Fillimisht e quajta një përrallë dhe kam qeshur, por kur këto akuza u konkretizuan me njerëz dhe prokururorë apo dhe forca policie që vinin në shtëpinë time, kjo e qeshur më ngriu në buzë. Më 5 shkurt të 2004-ës për dy ditë me radhë shtëpia ime është bashatisur e shkretuar duke u rrëmuar në çdo cep të saj. Prej asaj dite, nën maskën si gazetar, këtu vijnë lloj-lloj personash që unë ende, ashtu si dhe në nisje, nuk di se kush janë, por që dyshoj shumë se janë agjëntë serb që dhe kanë stisur këtë histori.
Pse si ka qenë nisja?
Ka qenë pranvera e vitit 2003 kur disa të huaj vijnë këtu dhe më kërkojnë shtëpinë me qira. U prezantuan si inxhinjerë që do të bënin projektin e rrugës së Arbërit. Ishin gati të paguanin sa të doja unë vetëm të lija shtëpinë me qira.
Ju dyshuat për ndonjë arsye që nuk e dhatë shtëpinë me qira?
Jo. Doja ta jepja sepse më duheshin para, por ne jemi familje e madhe dhe nuk kishim ku të qëndronim. Nuk mund të jetoja në çadër. Kjo qe arsyeja përse nuk e dhashë me qira, por pas dy vitesh, kur u ngitën gjithë këto akuza, e kuptoj qëllimin e këtyre dy personave në atë kohë.
Z. Mersin, për mendimin tuaj përse në këto akuza të ngritura nga ish kryeprokuroria e Hagës jeni përfshirë ju dhe jo banorë të tjetë të zonës?
E kam menduar dhe unë gjatë këtë çështje, por i vetmi shpjegim që jap është fakti që ne jemi pa asnjë mbrojtje. Të persekutuar gjatë regjimit komunist dhe tashmë në demokraci. Ndoshta për këtë vërtetuar trillimin e tyre ka shërbyer edhe fakti që shtëpia jonë është më e largëta e fshatit. Nuk gjej dot arsye se përse është përfshirë familja ime në këtë çështje.
Por, gjatë luftës keni përkrahur ushtarë të UÇK-së?
Luftën e Kosovës e kam përkrahur si çdo shqiptar tjetër. E kam ndjekur nga televizori, por kurrë nuk kam parë me sy luftëtar të UÇK-së, jo më serb që thuhet se në shtëpinë timë janë kryer mbi 300 trasplante organesh. Fshati ynë është aq larg nga rruga, sa unë sdi ti ketë shkelur këmba e ndonjë ushtari të UÇK-së, jo më të jenë kryer operacione apo dhe trafik organesh në shtëpinë time ku dhe uji është jashtë banesës. Është një çmenduri ta mendosh, por unë kam mëse 8 vjet që dëgjoj emrin tim të përflitet për këto krime.
Z. Mersin, në fakt në këtë akuzë ku përmëndet shtëpia juaj është përfshirë dhe shtetit shqiptar. A e konsideroni këtë një çështje më shumë politike apo një hall me të cilin ju po përballeni të vetëm?
Në fillim isha shumë i qetë. Mendoja se kjo histori është për hir të interesave serbe e ca zyrtarëve që as më njihnin e as nuk dija kush ishin. Mendoja se shteti për të mbrojtur dinjitetin e tij do të më dilte dhe mua në krah. Por, tashmë pas 8 vjetësh, askush nuk është shqetësuar, jo më të pyesi për problemet që ne po përballemi. E them me plot gojën që ky është halli im dhe unë nuk di kur do të mbarojë. Krejt të vetëm duhet të përballemi me prokurorë, agjentura të huaja dhe lloj- lloj njerëzish. Nuk di se si do të vejë ky hall. Na ka ardhë shpirti në majë të hundës.
Në mjerimin e shtëpisë së verdhë
Shtëpia e verdhë është aq e njohur sa dhe në Burrël mund të gjesh njerëz që të prijnë rrugën edhe pse shtëpia ndodhet më shumë se një orë larg nga qytetit. Të duhet të kthehesh në të djathtë të rrugës nacionale, Burrel Peshkopi, në një shteg në dukje pa krye e që gjarpëron mes maleve në zonën e quajtur Gurrë e Madhe. Fshati Rripë, aty ku ndodhet kulla e Abdulla Katuçit, është aq larg, sa që për një mënd beson se ndodhet në anën tjetër të botës. Në këtë rrugëtim ndihesh i sigurt vetëm me një makinë tip foristradë ndërsa shtëpitë e fshatit janë të strukura rrëzë kodrave. Nga sa të sheh syu, beson se këtyre anëve mund të humbësh pa namë dhe nishan. Por, që aty të strehohen 300 ushtarë serb e në ato banesa, thuajse të rrënuara, të shndërrohen në klinika të trasplanteve të organeve, kjo të përngjan me një rrëfim fantastiko-shkencor në epokën e gurit. Por, sipas librit të ish prokurores për Krimet e Luftës në ish-jugosllavi, Karla Del Ponte, “Gjuetia, unë the kriminelet e luftësR