E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry: Capello,i lumtur me vendimin tim për të qëndruar te Chelesea

John Terry nëpërmjet një deklarate ka treguar vendimin e tij se do të qëndrojë te Chelsea, ndërsa thotë se edhe trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, është i lumtur që do ta shohë atë duke luajtur në nivelet më të larta të futbollit para Kampionatit Botëror.
"Të jesh në Ligën e Kampionëve është një gjë shumë e madhe. Nuk e di se si do të ishte reagimi i zotëri Capellos po të mos luaja në Ligën e Kampionëve". "Jam i entuziazmuar dhe jam po ashtu i lumtur. Ne po dukemi shumë mirë në Angli dhe mendoj se ky mund të jetë një vit i suksesshëm për ne", ka thënë Terry për "The Mirror".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›