E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani, sot mbyllet procesi kundër lideres Aung San Suu Ki

Avokatët mbrojtës të Aung San Suu Ki bëjnë të ditur se sot duhet të mbyllet, përpara gjykatës së Rangonit, procesi ndaj lideres së opozitës. Su Ki rrezikon deri në 5 vjet burg për faktin se priti në shtëpinë e saj për disa ditë një reporter amerikan. Për këtë motiv regjimi ushtarak e akuzon se ka shkelur arrestin e shtëpisë, akuzë që komuniteti ndërkombëtar e cilëson si një pretekst. Ndërkaq vendimi për gjyqin e zhvilluar në ngarkim të fitueses së çmimit Nobel, pritet të jepet në muajin gusht. Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka nderuar me çmimin e saj më të lartë udhëheqësen e opozitës në Birmani dhe mbajtësen e Çmimit Nobel për paqe Aung San Suu Kyi. Suu Kyi gjendet aktualisht përpara gjyqit nën akuzën për shkelje të arrestit të shtëpisë. Një zedhënëse deklaroi se shpresohet që çmimi të kontribuojë që 64 vjeçarja të mos dërgohet sërish në burg. Çmimi "Ambasadore e ndërgjegjes", që AI e ndan për të gjashtën herë nderon mënyrën e jashtëzakonshme të drejtimit dhe angazhimin në luftën për mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›