E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha premton angazhim për ndërkombëtarizim

Nga Express më 07 prill 2011 në ora 11:18

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, është takuar të mërkurën në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit kulturor e sportiv në mes të dy vendeve.

Në këtë rast, ministri Krasniqi e falënderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe njëherësh foli për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit kulturor dhe sportiv ndërmjet dy vendeve.

MKRS-ja nën udhëheqjen e tij, tha Krasniqi, do të ketë angazhim maksimal dhe të vazhdueshëm për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash me Shqipërinë në lëmin e kulturës, sportit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore. Ndërsa kryeministri shqiptar, Sali Berisha, përveç në sektorin e kulturës, dha zotimin se ai dhe qeveria që ai udhëheq dhe të gjitha institucionet tjera relevante në Shqipëri nuk do të kursejnë angazhimin për afirmimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›