E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry nuk dorëzohet për titull

Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 08:30

Kapiteni i Chelseas, John Terry beson se Manchester United mund të arrihet në garë për titull. Skuadra londineze është në rrezik serioz të humb titullin këtë sezon, pasi aktualisht ka 12 pikë më pak se kryesuesi i Premierligës.

Pas një fillimi të fuqishëm të sezonit, Chelsea ka pësuar rënie në lojë në muajt e fundit, duke fituar vetëm pesë prej 16 ndeshjeve të tyre të fundit dhe vuajti nga mungesa e besimit.

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, është nën presion të madh për të përmirësuar rezultatin pas shpenzimit të mbi 70 milionë funtesh në Fernando Torresin dhe David Luizin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Terry pranon se gjasat për të mbrojtur titullin tani janë “shumë të vogla”, por beson se disavantazhi prej 12 pikëve nuk është i paarritshëm siç demonstroi triumfi i Manchester Unitedit ndaj Newcastles më 1996, kur u kthye nga një deficit i ngjashëm.

“Është bërë më parë. Manchester United ia bëri Newcastles shumë vite më parë. Është e mundshme dhe me presion më të madh...”, tha ish kapiteni i Anglisë. Për ta realizuar një rikthim të tillë, Chelsea duhet të fillojë duke mposhtur Manchester Unitedin të martën në Stamford Bridge, takim i shtyrë nga muaji dhjetor për shkak të kushteve të rënda klimatike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›