E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka`: “Topi i Artë? Unë mendoj të punoj”

Riki Kaka u shndërua në një "vrasës" kundër Anderlehtit, por nëse pyetet në lidhje me "Topin e Artë', ai përgjigjet: " Nëse do të vinte cmimi do të isha i lumtur, por unë mendoj të bëj punën time". "Nuk kam arritur ende në majën time", - pohon braziliani për mikrofonat e "Sky". Në lidhje me ndeshjen e fituar 4-1, dhe ku vetë Kaka' shënoi tre gola, ai shton: "Kishim rënë dakord që ta nismin lojën me të njëjtin ritëm ashtu sic e mbaruam kundër Interit, duke sulmuar dhe mbrojtur. Në rezultatin 3-0 e lëshuam pak lojën. Janë gjëra që nuk duhen të ndodhin". "Unë lider? Nuk ndihem akoma i tillë. Një dië ditë do të dëshiroja të bëhesha si Maldini, Kostakurta apo Gatuzo. Unë kërkoj të përmirësohem gjithmonë, pasi nuk e konsideroj veten ende të plotë. Trigolëshi parakupton shumë për mua".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›