E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesjava ardhshme sjellë përballjet e para për Kupë


Nga Ejup LLUMNICA

Nesër në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të behet tërheqja e shortit për qiftet e xhiros së parë të Kupës së Kosovës. Duhet theksuar se në përballjet e para të këtyre garave nuk do të marrin pjesë skuadrat elite të futbollit. Fituesi i vjemë i Kupës së Kosovës, Prishtina edhe sivjet njihet si njëra ndër skuadrat më pretendente për ta fituar këtë trofe. Mirëpo nuk duhet harruar as skuadrën shumë mirë të organizuar Besën e Pejës. Gjithsesi sivjet shumë më interesant do ta bëjnë edhe mobilizimi shumë i mirë i dy skuadrave nga Mitrovica, Trepca dhe Trepca'89 të cilat hynë në konkurrencë për këtë trofe, pastaj Besiana, Kosova e Vushtrrisë dhe Flamurtari mund të jenë njëra nga skuadrat që të arrijnë kulmin. Sido që të jetë gjithmonë garat për Kupën e Kosovës kanë qenë shumë të cmueshme për skuadrat e futbollit, andaj edhe sivjet besojmë se ato në këtë luftë do të hynë me angazhim maksimal i cili do të sjellë lojë të mira për sy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›