E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë gol CSKA-së, Henri nuk u beson syve

Kapiteni i Arsenalit, Tieri Henri nuk gjen dot fjalët për të shpjeguar sesi skudra e tij nuk arriti të shënojë kundër CSKA së Moskës pas morive të rasteve të krijuara gjatë një ndeshje shumë emocionuese kundër rusëve. Finalistët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampioneve e goditën 21 herë portën e moskovitëve në një ndeshje me drejtim unik, por pa mundur të mposhtin lojtarin e fundit të CSKA-së, portierin Igor Akindfev, skuadra e të cilit me barazimin e marrë në Londës ndodhet në krye të Grupit G me një pikë më shumë se Arsenali. "Tashmë na duhet të shohim në sy njëri-tjetrin dhe të kërkojmë të gjejmë arsyen se si është e mundur që nuk fituam", - pohoi pas ndeshjes Henri. "Krijuam raste të mjaftueshme për ta fituar atë ndeshje. Një mbrojtës i CSKA-së më tha në fund të ndeshjes: "Ishte vetëm një skuadër në fushë". Por në shumë raste kjo nuk mjafton. Më duket njëllooj sikur kemi humbur", - përfundoi Henri, që humbi disa raste në pjesën e parë. Futbollisti cek i Arsenalit, Tomas Rozicki humbi një rast të artë, kur në fund të pjesës së parë gaboi një metër larg portës bosh, kur topi i goditur prej tij përfundoi në duart e portierit Akinfev. "Patëm agresivitetin e duhur, luajtëm një futboll të mirë, krijuam vazhdimisht raste, por nuk arritëm asnjëherë të fusnim topin në rrjetë", - pranoi sulmuesi Tieri Henri. Me vetëm një pikë larg kryesuese CSKA, Aresnali dhe Porto, që ndodhen në kuotën e 7 pikëve do të luftojnë së bashku në javën e fundit të fazës së grupeve. "Porto ka fituar jashtë shtëpisë", - thotë henri duke iu refereuar ndeshjes së fituar të portugezëve me gjermanët e Hamburgut. "Porto do të luajë në Moskë, ndërsa ne do të luajmë kundër tyre në Portugali. Të shohim se si do të dalim, por më përpara na duhet të arrijmë një rezultat pozitiv me Hamburgun", - përfundoi kapiteni i Arsenalit, Tieri Henri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›