E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testet e Letërsisë, nis sot shpërndarja në katër qendrat e vlerësimit



Testet të Gjuhë-Letërsisë të plotësuara nga 33.400 maturantë, të cilat u grumbulluan në shkollën “Sabaudin Gabrani” në Tiranë, do të shpërndahen sot për korrigjim në katër qendrat e vlerësimit në: Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Fier. Ministria e Arsimit bën të ditur se katër qendrat e vlerësimit janë vendosur në godinën e shkollës “Sabaudin Gabrani” në Tiranë, në godinën e shkollës “Qemal Stafa” në Elbasan, në godinën e shkollës “Jordan Misja” në Shkodër dhe në godinën e Drejtorisë Arsimore Fier. Drejtoria e Arsimit Parauniversitar në MASH dhe Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) kanë siguruar mjedise të përshtatshme dhe të sigurta për vlerësuesit e testeve. Mënyra se si do të përzgjidhen testet për t’u vlerësuar do të jetë me short, ndërkohë asnjë qendër rajonale nuk do të korrigjojë testet e rajonit të saj. Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR) Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier, kanë marrë masa për lirimin e mjediseve të korrigjimit në godinat e sipërpërmendura dhe për ruajtjen e tyre me shërbim 24-orësh me polici ose roje civile gjatë periudhës së korrigjimit të provimeve nga 10 qershor-25 korrik.

Ministria e Punës, programe për uljen e papunësisë

Ministria e Punës në zbatim të programit të qeverisë ka hartuar programet e punës për vitin në vijim, ku një ndër detyrimet kryesore të veprimtarise së saj është përmirësimi i situatës në tregun e punës. Ndërkohë uja e papunësisë me 3 për qind mbetet objektivi i vitit për këtë Ministri. Sipas Ministrisë së Punës, politikat e punësimit për këtë vit janë orientuar drejt rritjes së nivelit të punësimit afatgjatë, përmes institucionalizimit dhe formalizimit të tregut të punës, si dhe nxitjes nëpërmjet mbështetjes financiare.

11 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›