Testi i Gjuhë-Letërsisë, afati i ankimimit, shtatë ditë pas shpalljes së rezultateve
Maturantët, të cilët pas njohjes së rezultatit kanë pakënaqësi ndaj vlerësimit të kryer nga qendrat e vlerësimit, kanë të drejtë të tërheqin një kopje të testit të vlerësuar nga mësuesit. Sipas nenit 64 të Maturës Shtetërore 2008, çdo pjesëmarrës në provimet e Maturës Shtetërore, pas shpalljes së rezultateve të provimit, ka të drejtë të kërkojë një kopje të testit që ai ka zhvilluar me rezultatet përkatëse të vlerësimit. Për këtë, brenda 7 ditëve pas shpalljes së rezultateve të provimit, ai paraqet pranë Komisionit të Maturës një kërkesë duke paguar një tarifë prej 400 lekësh për çdo kopje të testit në sekretarinë e shkollës, thuhet në rregulloren e provimeve. Sipas rregullores, menjëherë pas grumbullimit të të gjitha kërkesave, ato shqyrtohen nga komisioni i maturës të ngritur pranë shkollave të mesme dhe më pas dërgohen për në drejtoritë arsimore të vendit, së bashku me një mandat-arkëtimi të përbashkët për të gjithë kërkuesit, për llogari të qendrës në të cilën është bërë vlerësimi i provimeve. Ndërsa Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, pasi merr kërkesat në shqyrtim, dërgon pranë shkollave fotokopjet e testeve të kërkuesve. Sipas nenit 64 të Maturës Shtetërore 2008, çdo kërkues firmos për tërheqjen e fotokopjes së testit. Nisur nga procedurat e vlerësimit të testeve, vlerësimi i shpallur nga AVA, për çdo pjesëmarrës në provime, nuk do të rishikohet.
Qeveria shqiptare, marrëveshje me Italinë për punësim të shtetasve shqiptarë
Pas hapjes së “Sporteleve të Migracionit”, qeveria shqiptare po përgatitet që të nënshkruajë një marrëveshje të re punësimi me Ministrinë e Solidaritetit Social në Itali. Qëllimi i hapjes së “sporteleve “ është që në to të merret informacion për procedurat e rregullta të emigrimit. Aktualisht, Shqipëria është një ndër vendet me fluksin më të lartë të emigrimit në Evropë dhe studiuesit theksojnë se jashtë vendit ndodhen rreth 1 milionë shtetas shqiptarë. Kështu, fluksi migrator i shqiptarëve arrin në rreth 25-30 për qind e popullsisë së vendit ose 35-37 për qind të popullsisë në moshë pune. Bëhet me dije se politikat migratore të qeverisë shqiptare nuk synojnë nxitjen e emigrimit të popullsisë, por përdorimin e tij si një faktor dhe burim për nxitjen e zhvillimit të vendit. Marrëveshja e re e punësimit që do të nënshkruhet së shpejti, do të mundësojë punësimin e rregullt për shtetasit shqiptarë. Bëhet me dije se kanë filluar negociatat për fillimin e zgjidhjes së problemit të njohjes dhe transferimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore të emigrantëve me Greqinë dhe Italinë. Gjatë dy viteve të fundit po vihet re një tendencë kthimi e emigrantëve në vend, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, e cila evidenton se ka një nxitje të kthimit vullnetar. Mësohet se politika informuese për çështjet e lidhura me migracionin do të shtrihet edhe në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të shtetasve shqiptarë që dëshirojnë të emigrojnë, që kanë emigruar ose janë kthyer nga emigracioni.