Falja e borxheve, ja detyrimet prej të cilave çlirohet biznesi
Ministria e Financave ka bërë gati draftin për faljen e borxheve për një kategori të caktuar biznesi dhe individësh. Projektligji në fjalë parashikon falje të disa detyrimeve tatimore dhe doganore për biznesin, falje të taksave dhe regjistrimit për automjete dhe faljen e kamatëvonesave dhe interesave për kontributet shoqërore. Drafti tani i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve publike dhe Transportit, ISSH-së, DPT-së, DPD-së për të marrë sugjerime prej tyre. Zyrtarë të Ministrisë së Financave thanë dje për “standard” se qëllimi i projektligjit të ri është falja e disa detyrimeve, që janë detyrimet tatimore dhe doganore, falja e detyrimeve të taksës vjetore të qarkullimit të mjeteve dhe të regjistrimit të përvitshëm dhe falja e gjobave dhe kamatëvonesave për pjesën e kontributeve. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për amnisti fiskale, por për falje në tre drejtime, disa detyrimeve. Duke iu referuar parimeve bazë të faljes së borxhit, hartuesit e këtij projektligji, janë bazuar në eksperiencën e vendeve të që kanë aplikuar falje të tilla. Periudha e faljes është një periudhë e ngushtuar falje dhe parashikohet të jetë 3 muaj sipas projektligjit. Brenda këtij afati kohor bizneset mund të çlirohen nga borxhet, duke i kthyer shtetit disa detyrime që nuk mund të falen. Në bazë të këtij projektligji qeveria u jep subjekteve që janë debitor ndaj shtetit 3 muaj afat duke i falur një pjesë që ata të paguajnë më pas pjesën e mbetur. Sipas zyrtarëve të financave, principi i dytë faljes ka të bëjë më faktin që falen një pjesë e interesave dhe gjobave dhe bazohet në parimin që nuk falet principali, borxhi fillestar, sepse borxhi në gjithë botën është i trashëguar, nëse një biznes ka borxh ai do të trashëgohet tek fëmija i tij dhe shteti nuk mund ta falë borxhin, ai fal disa detyrime, por asnjëherë borxhin. Sipas ekspertëve të financave, pritet që zbatimi i këtij projektligji të sjell efekte pozitive në ekonominë vendase, po ashtu dhe të përmirësojë klimën e biznesit. “Meqenëse është rasti i parë që falen detyrime tatimore dhe doganore të kësaj natyre, ne presim efekte pozitive, që e tregojnë dhe studime të vendeve që kanë aplikuar këtë falje të detyrimeve dhe kjo ndikon kryesisht në formalizimin e ekonomisë”, - thanë dje zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave.
Po si do të funksionojë kjo falje? Sipas specialistëve të financave, nëse një subjekt në vitin 2002 ka qenë debitor ndaj Drejtorisë së Doganave dhe nuk e ka paguar atë detyrim, ai ka gjeneruar me kamatëvonesa dhe gjoba përkatëse, dhe nëse ky subjekt shkon dhe importon një produkt, DPD-ja kërkon që më parë ai të paguajë borxhin, e më pas të bëhet zhdoganimi. Kështu që projektligji ndihmon subjektet duke i falur një pjesë të borxhit dhe të nxisë atë që të paguajë pjesën tjetër. Kështu, subjekti në fjalë çlirohet në jetën ekonomike pasi shteti i krijon lehtësi duke falur një pjesë dhe të paguajë atë që mbetet, pasi më parë ai s’mund të ketë pasur mundësi financiare për të paguar gjithë detyrimin.
Falja e detyrimeve tatimore dhe doganore
Në projektligj është bërë një nen i veçantë në të cilin falen detyrimet e subjekteve të cilat figurojnë debitore ndaj administratës tatimore doganore në data-base-n e tyre, por që në fakt për këto subjekte nuk ka njoftim vlerësimi, nuk ka akt administrativ, i cili vërteton që ky është borxh dhe që është debitor ndaj administratës. Ka subjekte që nuk e kanë këtë akt vlerësimi me borxh, dhe figurojnë vetëm në data-base të administratës doganore dhe tatimore. Me këtë projektligj këto subjekte çlirohen nga ky borxh, jo se u falet borxhi, por i jepet e Drejta Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Doganave që ta heqin nga ky data-base. Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të administratave dhe nuk janë bërë kalkulimet e duhura, pasi kanë ndryshuar emrat e subjekteve. Ky nen ndihmon për të pastruar edhe date-base-n e administratës tatimore dhe doganore.
Zyrtarë të financave kanë sqaruar se së dyti, në bazë të ligjit për procedurat tatimore dhe doganore me të drejtën e parashtrimit. Në bazë të ligjit për procedurat tatimore, administrata tatimore ka të drejtën parashtrimit, ku brenda 6 vjetëve nëse një subjekt është debitor, tatimet kanë të drejtën që brenda këtyre viteve të ushtrojnë gjithë instrumentet për ta vjelë këtë borxh. Kurse në bazë të Kodit Doganor, administrata doganore periudhën e parashtrimit e ka 3 vjet. Kjo është marrë si bazë kur flitet për falje të detyrimeve doganore tatimore. Të gjitha subjekteve që janë debitore ndaj administratës doganore dhe tatimore që u ka kaluar e drejta e parashtrimit, 6 për tatimet dhe 3 për doganat, me këtë projektligj u fal atyre 100 për qind interesat, 100 për qind gjobat, me kusht që ata të paguajnë principalin pranë administratës tatimore dhe doganore. Ky detyrim sipas specialistëve të financave, nuk është i vogël, pasi interesat dhe gjobat kanë një vlerë të konsiderueshme, kur borxhi ka vite që akumulohet. E njëjta gjë është dhe për subjektet doganore që kanë 3 vjet periudhën e parashtrimit. Nëse supozohet që ligji hyn në fuqi në korrik 2008 dhe nëse një subjekt është debitor ndaj administratës tatimore dhe i ka lidhur ky borxh në 1.06. 2002, këtij subjekti i ka kaluar e drejta e parashtrimit. Në këtë rast, këtij subjekti i falet 100 për qind gjoba dhe 100 për qind interesi, me kusht që ai të paguajë principalin. E njëjta gjë vlen dhe për doganat nëse subjekti është debitor në 1.06.2002, pra i kaluar 3 vjet, atëherë sipas projektligjit të ri subjektit i falet 100% interesi dhe 100% gjoba.
Elementi i tretë i faljes është kur subjekti është brenda periudhës së parashtrimit, p.sh. i vitit 2005, 2006, 2007 që kanë tatimet, në këtë rast shteti i fal 50% interesa, 100% gjoba, me kusht që të paguajë principalin dhe pjesën tjetër prej 50 për qind të interesave. Me këtë projektligj shteti synon të ndihmojë subjektin që të formalizohet, të vijë në tregun ekonomik tregtar dhe i krijon lehtësi për t’u çliruar nga kjo pjesë e borxhit.
Falja e taksave vjetore dhe ajo e regjistrimit për automjetet
Gjithkush ka një automjet, një herë vit kur shkon për të bërë kolaudimin, paguan taksën vjetore të qarkullimit rrugor që është taksë kombëtare dhe e merr buxheti i shtetit, si dhe taksën e regjistrimit të përvitshëm të makinave, që është taksë vendore dhe e merr bashkia ose komuna përkatëse. Është vënë re se që nga viti 1990 e deri më tani, shumë makina që kanë hyrë në Shqipëri, nuk janë më në qarkullim. Ne të gjithë kemi parë me qindra makina në varreza dhe shumica e tyre kanë ende targa. Këto makina që nuk janë në qarkullim kanë targa, kanë leje të qarkullimit. Por këto makina faktikisht figurojnë në data-base të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Transporteve dhe rezulton se nuk kanë paguar taksat. Ndërkaq, janë dhe raste të tjera që dikush që ka një makinë dhe nuk e ka përdorur për 3-4 vjet dhe tani kërkon të nxjerrë në qarkullim dhe nuk paguan taksat e atyre viteve dhe qarkullon në mënyrë të paligjshme. Sipas zyrtarëve të lartë të financave, projektligji në fjalë rregullon këtë çështje me një nen të posaçëm, i cili parashikon që të falë çdo lloj detyrimi që ka të akumuluar në vite me kusht që drejtuesi i mjetit të vij tek Drejtoria e Transportit të dorëzojë targat, lejen e qarkullimit dhe dokumentet e makinës. Në këtë mënyrë shteti patron date-base-n. Ndërkohë, ata që kanë në qarkullim makinën dhe duan ta mbajnë përsëri atë, ky projektligj i fal gjithçka para 2005-ës, me qëllim që të paguajë detyrimet me gjithë komponentët për vitin 2006-2007-2008, d.m.th. për tre vjet.
Falja e gjobave për kontributet
Komponent i tretë i këtij ligji që parashikon faljen e disa detyrimeve, është falja e gjobave dhe kamatëvonesave për kontributet e sigurimeve shoqërore, për subjektet private, publike, për subjektet që janë të vetëpunësuar në bujqësi. Gjobat dhe interesat e tyre është vënë re se janë zgjeruar shumë aq sa kanë arritur pjesën e principalit, dhe ky projektligj ua fal këtë detyrim, por me kusht që të paguajnë principalin.