E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH, rimbursohen barnat për sëmundje të zemrës, diabetit dhe të sklerozës

Lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2008 përmban 373 barna

Elvana Hana: Kemi nevojë për një listë të dytë barnash të rimbursuara me pagesë

Për vitin 2008 në listën e barnave të rimbursueshme u miratuan dhe 21 lloje barnash të reja. Sipas drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, futja e këtyre barnave është pozitive, pasi përveçse shtohen alternativa cilësore për pacientët, njëherësh shmangen monopolet e barnave. Lista e re e barnave të rimbursueshme u përkasin kryesisht të sëmurëve me diabet, zemër dhe atyre që vuajnë nga skleroza. Gjithashtu, nga ndryshimet në listën e rimbursimit të vitit 2008 janë hequr disa barna që nuk prodhohen apo tregtohen më në Shqipëri, për të cilat ka alternativa barnash në listën aktuale te rimbursimit. Bëhet me dije se në total lista e barnave te rimbursueshme për vitin 2008 përmban 373 barna. Më 1 korrik pritet që ISKSH-ja të botojë listën e barnave të rimbursueshme. Bëhet me dije se në listën e re të rimbursimit janë shtuar disa alternativa barnash mjaft të shtrenjta për të sëmurët me zemër apo për diabetikët. Për listën e barnave të rimbursueshme, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) ka në dispozicion fondin prej 4.2 miliard lekësh. Efekti financiar vjetor për alternativat e barnave të shtuara është 135 milion lekë. Ndërkohë, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, theksoi se është i nevojshëm shtimi i një liste të dytë barnash të rimbursueshme me bashkëpagesë. Ky propozim i ISKSH-së është mbështetur edhe nga Komisioni i Listës së Barnave të Rimbursueshme pranë Ministrisë së Shëndetësisë. ISKSH-ja do të përpiqet të vihet theksi në këtë pikë për gjetjen e fondeve nga qeveria në mënyrë që ajo listë të bëhet funksionale. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) tha se “lista e dytë është një listë e hartuar me prioritet, ka barna mjaft të shtrenjta dhe mundëson një zgjedhje më shumë për pacientët. Në këtë listë trajtohen dhe sëmundje që janë të patrajtuara deri tani nga lista e barnave dhe do të jetë një hop mjaft cilësor në trajtimin e pacientëve”.

Barnat që hiqen nga lista:

1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 50 g tub.

2. Betamethasonum Dipropionatum 0.64 mg/g - 20 g tub.

3. Estradiolum Valeratum + Cyproteronum Acetatum (4 + )mg tabl.

4. Hydrocortisonum 100 mg - 5 ml fl.

5. Ipratropium Bromide 0.025% - 20 ml inh. fl.

Barnat që zëvëndësojnë:

1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 40 g

2. Betamethasonum Dipropionaturn 0.05% - 20 g

3. Estradiol + Drospironone (1 + 2)mg

4. Methylprednisolone 125 mg

5. Ipratropium Bromide* 200 doza inh.- 10 ml

Këto barna hiqen nga lista e rimbursimit pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në Shqipëri, por këto barna kanë alternativa të tjera në listë për trajtimin e sëmundjeve dhe nuk cenohet trajtimi i pacientëve.

Barna që hiqen nga lista e rimbursimit:

1. Acidum ursodeoxycholicum 300 mg caps.

2. Insulinë Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml

10/90 pen

3. Insulinë Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml

20/80 pen

4. Bezafibrate 200 mg drazhe

5. Neomycini Sulfas+Bacitracinum(0.5g+50000Nj.N)%-30 g tub.

6. Methylergometrinum maleas 0.025% -15 ml fl.

7. Testosterone propionate 50 mg/ml - 1 ml amp.

8. Mazipredonium Chloratum 30 mg - 1 ml amp.

9. Cefaclor Hydrochloride 250 mg caps.

//////////////////////

Universiteti i Durrësit

Më 16 korrik zgjidhet dekani dhe rektori

Në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka nisur procesi zgjedhor për zgjedhjet e para për autoritetet dhe organet drejtuese të këtij institucioni (rektorë, dekanë, organe kolegjiale). Bëhet me dije se data e zhvillimit të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese të universitetit më të ri në vend, do të jetë 16 korriku 2008. Në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë, me çeljen e një institucioni publik të Arsimit të Lartë drejtuesit emërohen fillimisht nga MASH-i dhe duhet të kalojë të paktën një vit nga çelja e një universiteti, që të zhvillohen zgjedhjet e para. Ky universitet nuk u përfshi në zgjedhjet e janarit 2008, muaj kur u zgjodhën drejtuesit e 10 universiteteve të tjera publike, pasi nuk ishin konstatuar stafet e duhura akademike. Në dhjetor të vitit 2005, pas një vendimi të Këshillit të Ministrave u hap Universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës, që fillimisht përbëhej nga 3 fakultete: Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit.

Poliçan

Të prekurit nga epidemia kurohen në shtëpi

Situata në qytetin e Poliçanit vazhdon të mbetet e rënduar për shkak se infeksioni që ka prekur një numër të madh qytetarësh njëkohësisht, nuk është larguar. Brenda pak ditëve kjo epidemi ka shkaktuar më shumë se 120 të infektuar nga dizenteria. Në ditën e 7-të të epidemisë situata ka kaluar kufijtë e gjendjes alarmante. Mjekët po dërgohen në banesat e të sëmurëve për t’i kuruar pasi është i pamundur shtrimi i tyre në qendrën shëndetësore ku mungojnë ambientet për një fluks të tillë pacientësh. Sipas kreut të bashkisë, Adriatik Zotka, zona e tubacionit të ujit të pijshëm është dëmtuar, por pushteti vendor nuk i ka kompetencat të ndërhyjë për riparim, pasi territori ku kalojnë tubacionet është nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Por situata e rëndë nuk është vetëm në Poliçan, por edhe qyteti i Vlorës rrezikon që të preket nga dizenteria. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik, pas analizave qe iu bënë ujit të pijshëm dhe që rezultoi me ndotje të rëndë bakteriale. Në Vlorë rezultoi se sasia e klorit në ujin e pijshëm është në nivelin zero.

//////////////////

Statusi i mjekëve specialistë

Për Mjekët specialistë të Tiranës është në proces rishikimi statusi i tyre. Përcaktimi i statusit të rreth 250 mjekëve specialistë në Poliklinikat e Specialiteteve po rishikohet nga Ministria e Shëndetësisë, bënë të ditur sot burime të kësaj ministrie. Sipas këtyre burimeve, grupi i punës po diskuton që mjekët e specialiteteve të përfshihen në skemën e sigurimeve, me të njëjtën mënyrë siç janë përfshirë 1600 mjekët e familjes, duke lidhur kontrata individuale me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH). Në kuadër të rishikimit të statusit të këtyre mjekëve, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) ka përgatitur një pyetësor për mjekët specialistë që shërbejnë në Poliklinikat e Specialiteteve në Tiranë lidhur me statusin e Qendrës Shëndetësore. Anketimi i kryer në bazë të pyetësorit, i plotësuar nga mjekë specialistë në poliklinikat nr. 1, 2 dhe 3, u bë për të përcaktuar statusin e mjekëve specialistë të Tiranës. Sipas rezultateve të ISKSH-së, qyteti i Tiranës ka një mbipopullim me mjekë specialistë dhe prandaj një pjesë e mirë janë shprehur për financim direkt nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›