Cana, nivel i lartë, vlerësim i lartë

Albania-sport.com (AS) - Lorik Cana ishte një ndër aktorët e rëndësishëm të fitores në transfertë të Olimpikut të Marsejës me Rennes (0-2) në një ndeshje që Marseja e përfundoi dhjetë kundër 11 lojtarëve të Rennes. Marseja e nisi me këmbë të mbarë rifillimin e kampionatit dhe ëndërrat për një vend në Ligën e Kampioneve tani janë të lejueshme. Mesfushori shqiptar është vlerësuar nga specialistët që merren posacërisht me ecurinë dhe përfaqësimin e lojtarëve marsejez. Cana është vlerësuar për volumin e madh të lojës në nivel të lartë me notën 6 (10 është maksimale) duke qenë më mirë se lojtari i përfaqësueses franceze Frank Riberi (5). Vetëm mbrojtësi Taiëo me 6.5 është vlerësuar më mirë se Cana. Interesant është faktis se dhe trajneri i Marsejës, Albert Emon është vlerësuar me notën 5 nga opiom.net, një nga faqet mbështetëse të Marsejës. "Loriku është një luftëtar, këtë e përsërisim gjithmonë, por në cdo ndeshje, flokët e tij të marrë nga era të bëjnë gjithmonë përshtypje, muskujt e tij janë të palodhur...".