E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore plumb rikoshet 10 vjecarit

Një 10- vjeçar ka humbur jetën nga një plumb i marrë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës dhe sipas informacioneve spitalore, Jurgen Lukaj, 10 vjeç, ka qenë duke fjetur me të atin jashtë shtëpisë së tyre kur eshte goditur me plumb. Sipas njoftimit te policise se vlores, rreth orëve të para të mëngjesit në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur një fëmijë i dëmtuar me armë zjarri.

Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor në lidhje me këtë rast. Nga veprimet e deritanishme hetimore ka rezultuar se shtetasi J. L., vjec 10, banues në lagjen "24 Maji" ka qënë duke fjetur në ambintet e jashtme të banesës së bashku me babain e tij, kur është goditur nga një plumb. Nga hetimet e deritanishme të grupit hetimor ka rezultuar nuk ka qënë sulm kriminal i drejtuar ndaj fëmijës por bëhet fjalë, sipas edhe ekzaminimeve dhe hetimeve paraprake të ekspertëve kriminalistë, për një plumb rikoshetë.

Ndërkohë 10 vjecari, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku është transportuar për një ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor po punon me intensitet të plotë për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›