E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testimi për leje drejtimi nëpërmjet postës elektronike

08/02/2010  Shmangie korrupsionit
FIER- Të gjithë aplikuesit për t’u pajisur me leje drejtimi automjeti tashmë do t’i nënshtrohen provimit testues nëpërmjet linjës elektronike. Deklarata vjen nga drejtori i Drejtorisë së Shfrytëzimit të Automjeteve në qarkun Fier, Luan Baci. Sipas tij, të gjithë ata që duhet të matin shkallën e njohurive të tyre, vlerësimin në provimin përkatës për t’u pajisur me dëshmi aftësie dhe leje të drejtimit të automjetit, do të kenë në dispozicion sistemin e pyetësorit të panjohur nga askush deri në çastin dhe momentin e testimit. Kjo bëhet për të eliminuar në mënyrë të prerë abuzimet dhe dhënien e lejeve të drejtimit të automjetit dhe zhdukjen e korrupsionit. “Në kuadër të ndryshmeve që do të pësojnë kurset teorike, ka thënë Luan Baci, në fillim të muajit mars do të ketë një ndryshim. Do të kemi testime në Fier dhe jo më në Lushnjë siç ishte bërë më parë dhe nuk do të ketë më test teorik me shkrim, por do të jetë kompjuterik. Çdo kursant do të ketë para vetes monitorin dhe pyetësorin. Do të përgjigjen nga kompjuteri dhe një veprimtari e tillë tregon kujdesje të vazhdueshme të qeverisë sonë për të ndaluar korrupsionin në çdo fushë të institucioneve tona”. Drejtoria rajonale e Shfrytëzimit të Automjeteve vijon të sjellë të tjera lehtësime për drejtuesve të mjeteve. Veç eliminimit të radhëve në këtë institucion në pritje është dje fillimi i punës në sistemin e kolaudimit, po në mënyrë elektronike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›