E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë ditë pas vjedhjes së një kazinoje në Tiranë, policia arreston të dyshuarin e parë

Grabitja me armë e një kazinoje, rreth një javë me parë, ka vënë në prangat e policisë të dyshuarin e parë për kryerjen e kësaj vepre penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas ndodhjes së vjedhjes me armë të kazinosë “Apex”, pasi kryen një punë intensive hetimore u arrit të identifikohet edhe autori tjetër i dyshuar i kësaj vjedhje. Pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim të 31-vjeçarit Marko Spiro Kumaraku, i cili pritet të ekstradohet nga Greqia për në Shqipëri, sot u realizua identifikimi dhe kapja e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia. Autori tjetër rezulton të jetë 23-vjeçari Klodian Xhemalaj, lindur dhe banues në Berat, i proceduar më parë për kryerjen e një sërë veprash penale si: vjedhje, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike. Ndaj tij, u kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes me armë” e kryer në “bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›