Arrestohen në Fier 4 persona nën akuzën e trafikut të klandestinëve
Katër persona janë arrestuar sot në Fier pasi gjenden përgjegjës për trafikim qeniesh njerëzore përmes emigracionit ilegal. Sipas policisë të arrestuarit janë Fadil Hyskaj 47 vjeç, banor në Fier, dënuar një herë për favorizim klandestinësh, Xhevahir Murataj 52 vjeç, banor në Fier, i dënuar një herë për favorizim klandestinësh, Novruz Rucaj 42 vjeç, banues në Patos dhe Vasillaq Hazizaj, banues në Peshtan Komuna Frakull e Fierit. Burimet policore nga sektori antitrafik në drejtorinë rajonale Fier, thanë se dy të parëtjanë ndaluar në vendin e quajtur "Qafa e Kashit" në rrethin e Mallakastrës. Kurse dy të tjerët janë ndaluar në fshatin Frashër të komunës Zharrëz. Burimet policore pohuan faktin se kanë vënë nën pranga të katërt si të dyshuar se favorizonin klandestinë kundrejt pagesës nga 1000 deri në 2 800 euro. Në tre raste që u janë vërtetuar këtyre katër burrave, policia ka arritur që të saktësojë itinerarin që klandestinët përshkonin për të kaluar në Greqi pasi kishin kryer edhe pagesënderi në 2 800 euro për person. Klandestinët drejt Greqisë kalonin nga brezi i gjelbër i pikave kufitare të Korçës, Gjirokastrës, Sarandës por edhe nëpërmjet Qafë Thanës, Maqedoni e më pas në Greqi që ka qenë edhe destinacioni përfundimtar. Rasti i mbrëmjes së kaluar kanë qenë katër shtetas të cilët kishin paguar shumën e mbi një mijë eurove secili, për të kaluar drejt Greqisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. ...