E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohen karburantet dhe ilaçet



Një pjese të mirë të shqiptarëve muaji maj u ka kushtuar më shtrenjtë, nëse u referohemi të dhënave të Institutit të Statistikave. Inflacioni gjatë muajit të pestë të vitit shënoi nivelin 3.1 për qind. Sipas INSTAT, grupi “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 3.0 për qind. Ndërkohë që ndryshe është paraqitur tendenca e çmimeve për nëngrupin “fruta”, të cilat në maj shënuan një rritje prej 0.5 për qind. Rritja e çmimeve ka vazhduar edhe në grupin “pije alkoolike dhe duhan” me 0.6 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit u rrit me 0.8 për qind. Ndërkohë që edhe grupi “shëndeti” ka vazhduar të rritet më tej në një nivel 1.5 për qind, ku vetëm çmimet e medikamenteve u rritën me 1.7 për qind. Aspak të favorshëm janë paraqitur çmimet edhe për karburantet, ku çmimi i naftës u rrit me 2.3 për qind kurse ai i benzinës 2.1 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›