E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Amita” lançon produktin e ri “Amita Luleshtrydhe”



Kompanitë “Amita” dhe “Partner Ballkanik” zgjodhën mbrëmjen e djeshme për të bërë lançimin zyrtar të lëngut të frutave me shije luleshtrydhe. Edhe pse një pjesë e mirë tashmë e njohin këtë produkt të ri që i shtohet larmisë së produkteve të tjera të kompanisë, ceremonia e djeshme “vulosi” mirëseradhjen në tryezat shqiptare. Kjo në fakt bëhet në një moment mjaft domethënës, siç është fillimi i stinës së verës, e cila nuk mund të kalojë pa freskinë e lëngjeve të frutave të servirura nga “Amita”. Gjatë fjalës së tyre përshëndeste, drejtues të kompanive përkatëse “Amita” dhe “Partner Ballkanik” shprehën kënaqësinë për faktin që lëngu “Amita” është lider sa i përket suksesit në treg dhe nga ana tjetër garantuan për të vijuar përkushtimin ndaj cilësisë së lartë, duke qenë se pjesë e rëndësishme e target-grupit janë fëmijët. “Amita” u krijua në 1983 në Greqi nga kompania CCHBC. Në Shqipëri ajo u prezantua rreth vitit 1992, kurse në vitin 2005 CCHBC i besoi “Partner Ballkanik” prodhimin e produkteve të saj, duke bërë kështu të mundur ngritjen e një fabrike moderne në Libohovë të Gjirokastrës, e cila ndikon edhe në punësimin e asaj zone, pasi ka një numër të konsiderueshëm punonjësish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›