Tetë të vdekur në aksident në Poloni

Në një aksident trafiku në jug të Polonisë, kur një kombibus me minatorë u ndesh me një kamion, humbën jetën tetë persona dhe u lënduan 10 të tjerë.
Aksidenti ndodhi të mërkurën mbrëma, kur kombibusi me minatorë që po ktheheshin nga turni i natës, goditi kamionin që kishte kaluar në korsinë e kundërt.
Sipas agjencisë AFP, pesë persona janë lënduar rëndë.
Zëdhënësi i policisë deklaroi për agjencinë polake të lajmeve se ende nuk është e qartë se përse vozitësi i kamionit kishte ndërruar korsinë. ka mundësi që pjesa bartëse e kamionit të jetë shkëputur, ose që vozitësi të ketë humbur kontrollin me automjetin, theksoi zëdhënësi.