E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjollët në rrugë

Greva e përgjithshme, me kohëzgjatje 24 orëshe, kundër reformimit të orarit të punës dhe politikës së kursimit të qeverisë djathtiste të Spanjës, ka filluar të enjten në gjithë vendin.

Me flamuj të kuq dhe me transparente me parrugat: “Jo Reformës së Punës” ose “Grevë e Përgjithshme”, grupe të mëdha sindikalistësh kanë zënë të enjten rrugët kryesore dhe hyrjet nëpër fabrikat spanjolle, por edhe tregjet madrilien dhe stacionet kryesore të transportit publik rrugor dhe hekurudhor.

Sindikatat kanë grevën e kanë cilësuar si “sukses të madh’, ndërsa ministria e brendshme ka bërë të ditur se deri të enjten pasdite janë arrestuar33 persona, ndërkohë që është raportuar për pesë policë të lënduar gjatë disa incidenteve të kufizuara.

Sindikatat po kundërshtojnë reformat e tregut të punës, të cilat qeveria i ka miratuar më i 11 mars, si mjet për luftimin e papunësisë rekorde në Spanjë, prej 22.85 përqind të popullatës së aftë për punë. Sipas sindikatave, me këtë reformë gjendja vetëm do të përkeqësohet, sepse qeveria parasheh që në vitin 2012 të shuaj 630,000 vende të punës, duke rritur kështu papunësinë në 23.4 përqind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›