E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti Hindu: Romët në Shqipëri, në varfëri ekstreme

Komuniteti Hindu me qendër në SHBA, ka bërë të ditur në një raport të tij, se romët në Shqipëri jetojnë në një varfëri ekstreme. Sipas këtij raporti, romët në Shqipëri jetojnë në varfëri dhe të përjashtuar nga rritja ekonomike. Në një deklaratë të lëshuar nga Komuniteti Hindu, me qendër në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bëhet thirrje vendit tonë që të integroje në mënyrë urgjente komunitetin Rom, të cilët sipas kësaj deklarate, jetojnë në varfëri ekstreme. Komuniteti Hindu me qendër në SHBA, i bën thirrje Shqipërisë që të mbështesë komunitetin Rom që jetojnë në këtë vend. Sipas kësaj deklarate, ky minoritet jeton në varfëri ekstreme dhe i përjashtuar nga jeta shoqërore. Ndërsa, po sipas këtij raporti ky komunitet është i përjashtuar nga jeta sociale dhe ekonomike e Shqipërisë prej një kohe të gjatë. Zëdhënësi i komunitetit Hindu në Nevada, Rajan Zed, i cili është njëkohësisht edhe president i Universitetit të Shoqërisë Hinduiste, shprehet nëpërmjet kësaj deklarate se Romët në Shqipëri përballen me keqtrajtime të vazhdueshme, shkollim dhe shërbim shëndetësor jashtë standardeve, papunësi, shkelje të të drejtave të njeriut, thotë raporti. Në këtë deklaratë thuhet se Shqipëria, vendi i Nënë Terezës, i Skënderbeut, i plazheve të bukura Joniane, qyteteve historike si Berati duhet të bëjë më shumë për komunitetin e saj Rom. Ndërkaq, në të njëjtën ditë që publikohet një thirrje e tillë, nën kujdesin e presidentit të Republikës, Bamir Topi, u zhvillua ceremonia e vendosjes së kulturës së minoritetit Rom në Muzeun Historik Kombëtar. Gjithçka, filloi me një aktivitet të thjeshtë ku gratë Rome qepin veshje tradicionale rome për të mbrojtur dhe promovuar kulturën e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›