E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraplegjikët në grevë, nxjerrin 3 ministrat jashtë

Paraplegjiket të ngujuar në ditën e pestë të grevës së urisë, kanë refuzuar sot vizitën e tre ministrave të qeverisë Berisha, ministren shëndetësisë Anila Godo, të integrimit Majlinda Bregu, e atij të punës, Anastas Duro. Vizita e tre ministrave është shoqëruar me replika të forta nga të ngujuarve në grevën e urisë si shenjë proteste ndaj indiferncës së qeverisë, lidhur me kërkesat e tyre të parashtruara kohë më parë. Situata e krijuar dje në mjediset ku zhvillohet greva e urisë nga grupi i tetra dhe paraplegjikëve në Laprakë të Tiranës, ka qenë krejtësisht e pazakontë. Tre ministrat ajo e Shëndetësisë Anila Godo, ministri i Punës Anastas Duro dhe ministria e Integrimit Majlinda Bregu janë përballur me një pritje tip proteste nga të ngujuarit e grevës së urisë, e cila sot hyri në ditën e saj të pestë.
Grevistët, shprehen se ndjehen të mashtruar nga qeveria. Ata janë munduar të nxjerrin jashtë dhomës, ku qëndrojnë prej 5 ditësh, ministrat duke hedhur parullat (Qeveri mashtruesish). E gjithë kjo situatë ka vazhduar për pak kohë dhe më pas të ngujuarit në grevë kanë pranuar të bashkëbisedojnë me tre ministrat duke shprehur revoltën e tyre ndaj heshtjes së qeverisë kundrejt kërkesave të tyre. Ata e kanë cilësuar harresën e qeverisë ndaj kërkesave të tyre, si të pafalshme. Prej vitesh para dhe tetraplegjikët nuk kanë reshtur me kërkesat e tyre ndaj qeverisë për plotësimin e disa kushteve më minimale për jetesë. Kjo shtresë nga më të denigruarat nga vëmendja e qeverisë, kërkon një rritje të pensionit mujorë, rritjen e kompensimit financiar për të drejtën e kujdestarisë, një sasi të caktuar karburant në muaj, e të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›