E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Masa dhe Ferrari fitojnë në Francë

Felipe Masa dhe Ferrari dominuan Cmimin e Madh të Francës, duke marrë kryesimin si në renditjen për pilotë ashtu edhe për konstruktorë në garën e tetë nga 18 që ka Kampionati Botëror i Formula 1.
Braziliani 27-vjecar fitoi garën e tretë sezonale dhe të tetën në karrierën e tij. Në vend të dytë u rendit Kimi Raikonen (Ferrari) dhe në të tretin italiani Jarno Truli (Toyota).
Masa kryeson me 48 pikë, dy më shumë se Robert Kubiak(46). Raikonen është i treti me 43 pikë dhe Hamilton me 38 pikë.
Masa është braziliani i parë që udhëheq një kampionat pas 3-herë kampionit Ajrton Sena në vitin 1993.
"Është kënaqësi të udhëheqësh kampionatin, por kjo nuk është ëndrra ime. Ëndrra ime është të fitoj kampionatin dhe unë jam duke punuar për këtë", - tha Sena.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›