E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, pretendente kryesore pas Tiranës

Ndonëse e filloi sezonin me një fitore të bujshme, 3-1 në kryeqytet kundër Dinamos, Teuta ka treguar luhatje gjatë këtij gjysmësezon të parë të Kategorisë Superiore, duke vuajtur sidomos në ndeshjet në fushën e saj. Gjithsesi, pasi ka përzgjedhur një grup lojtarësh të një niveli të kënaqshëm dhe, pasi ka zhvilluar me ta një fazë stërvitore të kënaqshme parasezonale, trajneri i mirënjohur i "Djemve të Detit", Sulejman Starova, ka shijuar një sërë rezultatesh të kënaqshme, sidomos drejt fundit të vitit.
Kjo e ka konfirmuar Teutën si pretendente kryesore, pas Tiranës, në luftën për titull dhe skuadra durrsake padyshim që nuk do të dalë duarbosh nga ky sezon, pasi, në rastin më të keq, do të fitojë një vend në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm, pa harruar që është ende në luftë edhe për trofeun e Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi, qëndrueshmëria në lojë dhe në rezultate do të jetë sfida kryesore e Starovës në punën me skuadrën në vazhdim, pasi kampionati fitohet jo vetëm duke fituar ndaj rivaleve, por edhe duke mos lëshuar pikë ndaj atyre skuadrave të ashtuquajtura "modeste" apo "të vogla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›