E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia, kerkon nje nga dy trofete

Skuadra shkodrane e filloi sezonin me një fitore ndaj Luftëtarit dhe një barazim të diskutueshëm me Tiranën (të dyja ndeshjet u luajtën në stadiumin "Loro Borici"), por, paskëtaj, kuqeblutë, nën drejtimin e trajnerit gjerman Ulrih Shulce, patën luhatje të konsiderueshme, cka ndikoi në paraqitjen dhe vendin e tyre në tabelën e renditjes. Gjithsesi, që nga ardhja, në nëntor, e Mirel Josës në krye të pankinës, Vllaznia ka përjetuar një ringjallje, duke siguruar një vend në cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ashtu edhe duke ngjitur, me hapa galopantë, shkallët e renditjes.
Dhje, vendi i tretë, vetëm dy pikë larg Teutës së vendit të dytë dhe 8 pikë larg Tiranës kryesuese, është mëse i merituar për skuadrën shkodrane dhe trajnerin e saj, Josa, i cili ka hyrë në folklorin shqiptar të këtij sezoni si i vetmi trajner që është shkarkuar nga detyra, edhe pse skuadra e tij, Tirana, kryesonte kampionatin. Ish-trajneri i bardhebluve kryeqytetas, ka arritur të shfrytëzojë më së miri potencialin e skuadrës shkodrane, duke mos ngurruar t'u besojë të rinjve, të tillë si Xhevahir Sukaj, të cilët ia kanë shpërblyer besimin trajnerit të tyre, duke kontribuar mjaft në ecurinë pozitive të Vllaznisë në gjysmën e dytë të këtij fillimsezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›