Shkëputet Tirana, Vllazninë e ndal Dinamo
Shkodranët tregohen mendjemëdhenj në shtëpi, duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 me Dinamo. Elbasani i shënon 7 gola Laçit
Shkodranët humbin 2 pikë
Vllaznia – Dinamo 2-2
Vllaznia: Harlicaj, Ruqi, Gurishta, Pjeshka, Ramaj, Borshi, Kalaja, Dyca, Kozmaj, Kabuni, A. Hasani. (u aktivizuan: G. Hasani, Çinari e Dika).
Trajner: E. Çaku.
Dinamo: Gjonikaj, J. Hasani, Sulejmanaj, Fida, Brari, Vaka, Qilimi, Muça, Shkupi, Haranlli, Kaloshi. Trajner: I. Bunjaku. (u aktivizuan: Bregasi, Ndoci, Meta).
Shënues: Kozmaj 15, Kabuni 60 / Kaloshi 68, Gurishta 72 (aut.)
Gjyqtarë: Sh. Ziri, E. Veseli, E. Borgu (Fushë- Krujë)
Vllaznia ka barazuar në një mënyrë të çuditshme dje në ndeshjen e luajtur në Shkodër ndaj Dinamos. Ajo udhëhiqte 2-0 deri 20 minuta para mbarimit të ndeshjes, por më pas, ndonjë ndërrim jo i duhur apo vetëkënaqësia e lojtarëve bëri që dinamovitët të përfitojnë dhe të barazojnë rezultatin. Ata janë ndihmuar në fakt edhe nga fati, se goli i tyre i dytë ka qenë natyrisht pjesë e fatit, pasi topi u devijua në mënyrë të çuditshme nga një mbrojtës i Vllaznisë dhe përfundoi në rrjetë. Loja e shkodranëve ka qenë e mirë sidomos në pjesën e pare, ku ata kanë pasur mundësi të shënojnë edhe më shumë gola.
Gjergj KOLA
Tirana përmbys gjithçka në fund
Ada – Tirana 4-6
Ada: Hoxha, Lami, Gjergji, Fratija, Hasaj, Bala, Banka, Kakini, Hyseni, Dani, Bushati. Trajner. S.Bizi
Tirana: Saraçi, A. Sallaku, Jonuzi, F. LLagami, Cake, H. Llagami, Grabova, Tabaku, I. Sallaku, Kurti, Vatnika (u aktivizuan: G. Sallaku, Shyti, Aliu). Trajner. L. Sengla.
Gjyqtarë: R. Pjetrushi, M. Metohija, E. Hamiti (Lezhë)
Shënues: Hyseni 19, 32, Bala 38 Dani 56 / Vatnika 10, Jonuzi 23, Llagami 48, G. Sallaku 60, 76, Shyti 65.
Ada e ka udhëhequr këtë takim deri në të 60-ën minutë, ku më pas është mposhtur edhe për meritë të kundërshtarit, por edhe gjykimit jo të drejtë, sipas drejtuesve të Adës. Vatnikaj për miqtë ka gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës, por vendasit arrijnë të barazojnë me Hysenin. Megjithatë, miqtë kthejnë rezultatin me Jonuzin.
Djemt e teknikut Sabah Bizi shënojnë shpejt dy gola me anë të Hysenit dhe Balas, duke mbyllur pjesën e parë të takimit me shifrat 3-2. Në pjesën e dytë Tirana barazon me Llagamin, mirëpo Dani kthen shifrat përsëri për ekipin e tij. Pas këtij goli, presioni i miqve rritet dhe si rrjedhojë vijnë edhe tri gola të tjerë: G. Sallaku shënon dy herë si dhe Shyti.
Gjergj KOLA
Teuta, fitorja vjen nga pika e bardhë
Teuta – Skënderbeu 1-0
Teuta: Tepshi, Maloku, Tema, Bejko, Keçi, Vora, Ballgjini (Dardha 73), Faja, Tahirllari (Përlleshi 74), Thomai (Myrteza 45), Delilaj. Trajner: L. Sejdini
Skënderbeu: Mali, Trëndafili, Koleta, Ropi (Ivani 51), Minaj, Thomo, Keco, Hasanllari (Zyfi 41), Kupe, Beshiri (Muska 73), Liko. Trajner: G. Liçi
Shënues: Bejko 39 (11-m)
Kartonë të verdhë: Tepshi, Bejko / Liko
Gjyqtarë: M. Qose, S. Met-hoxha, L. Prifti (Lushnjë)
80 minutat e djeshme në Durrës, kanë dhuruar pak emocione. Në pjesën e parë në minutën e 39-të vendasit zbresin në krahun e djathtë të zonës dhe Trëndafili prek topin me dorë, ngjitur me zonën e rreptësisë, por gjyqtari anësor, Prifti, ngre flamurin duke akorduar 11-metërsh.
Bejko gjuan saktë nga pika e bardhë dhe Teuta e mbyll pjesën e parë me avantazhin e këtij goli. Në franksionin e dytë të ndeshjes, vendasit kanë rastin më të pastër për të dyfishuar, teksa në minutën e 64-t Vora shërben për Delilajn, që gjuan brenda zonës, por topi përplaset vetëm në shtyllën e djathtë pingule të korçarëve.
Leonard TREBICKA
Laçi kthehet në tabelë qitjeje
Elbasani – Laçi 7-0
Elbasani: Balukja, Kalallari, Alla, Bullari, Mukja, Qemalli, Çarhoshi, Luniku, Kotherja, Laze, Tupi (u aktivizuan: Suvaria, Topuzi, Debrova). Trajner: S. Dalipi.
Laçi: Ndreu, Methi, Kartulla, Martinaj, Lleshi, Dika, Mardhoçi, Mihana, Ndoi, Veseli, Dodaj. Trajner: N. Trazhi.
Shënues: Qemalli 15, Mukja 21, Tupi 25, 29, Çarhoshi 38, 75, Topuzi 68
Gjyqtarë: V. Tola, E. Demiraj, E. Hamolli (Pogradec)
Elbasani, i udhëhequr nga dyshja Qemalli-Carhoshi, zhvilloi takimin e tij më të mirë, duke treguar rritje në lojë. Ndeshja e djeshme është dominuar nga vendasit, të cilët shënuan plot 7 herë në portën mike. Qemalli hap serinë me një supergol nga goditja e dënimit, më pas shënuan edhe Carhoshi dhe Tupi, të cilët realizuan dopieta, ndërsa në listën e golashënuesve u fut edhe Topuzi.
Elbasani e meritoi fitoren, pasi e zgjidhi mjaft shpejt takimin. Në këtë ndeshje ra në sy loja e mesfushorit Qemalli, i cili ishte më i miri në fushë, duke shënuar gol dhe duke asistuar edhe në golat e tjerë të skuadrës. Elbasani merr një tripikësh të vlefshëm, që e ngjit në renditje. Elton Karaj
Një fitore tjetër për Shkëndijën
Shkëndija Tr. – Besa 3-1
Shkëndija Tr.: Alla, Lila, Teqja, Ndreu, Laci, Zuna, Tirana (Lokaj 75), Thaçi (Trabicka 40), Kondakçi (Biduli 75), Zela, Nuri. Trainer: G.Mahmutaj
Besa: Curri, Togu, Kashami, Xhafa, Arkaxhiu, Misiri (A.Hoxha 52), Hilmiu, Veliu, Kapedani (Qolla 52), Lushkja, E.Hoxha (Osmani 60). Trainer: Y.Teliti
Shënues: Zela 45, Laci 52, Nuri 70 / Lushkja 14
Kartonë të verdhë: Kondakçi / Kashami, Arkaxhiu
Gjyqtarë: E.Zhuli, N.Bregasi, A.Shkreta
Edhe pse loja ka nisur në favor të miqve dhe në minutën e 14-të Lushkja ka shënuar golin e avantazhit për miqtë, në minutat më pas kanë qenë kryeqytetasit që kanë mundur të kthejnë rezultatin. Në pjesën e pare, pas golit të shënuar, djemtë e Ylli Telitit mundohen më shumë të mbrohen, por në të njëjtën kohë vendasit studiojnë situatën.
Në pjesën e dytë vijnë ndryshimet, i përhershmi Zela shënon golin e barazimit në minutën e 46-të. Gjashtë minuta më pas Laci me ndihmën e shokëve shënon golin e avantazhit dhe një ngrohje skuadrës. Loja është e qetë për vendasit, që përpiqen të ruajnë avantazhin, por në mintuat e fundit të takimit Lushkja shënon golin e qetësisë, 3-1. Erjon Hamitaj
Butrinti dorëzohet në Tiranë
Olimpik – Butrinti 2-0
Olimpik: Sulaj, Jakupi, Kodaci, Dushi, Murati, Lleshi, Muçollari, Canka, Reka, Spahiu, Agaj (u aktivizuan: Gjoshi, Shima, Haka). Trajner: Ledio Pano
Butrinti: Shehaj, Barka, Kaçupaj, Muzhaj, Çipa, Hysotoçi, Doka, Shameti, Stefani, Kaso, Omeri (u aktivizuan: Malaj, Qoku, Braculla ). Trainer: A. Faslliu
Shënues: Shima 48, Murati 72
Kartonë të verdhë: Shima / Muzhai, Stefani, Çipa
Gjyqtarë: F. Zeneli, A. Ngjeçi, Xh. Biba (Kukës)
Butrinti shfaqet ndryshe në këtë takim pasi disa mungesave në radhët e tij. Në Tiranë gjithçka është dukur e vështirë për miqtë që kanë humbur takimin në pjesën e dytë. Loja ka nisur e bukur nga të dyja palët me sulme të shpejta të ekipit mik dhe ku kanë rrezikuar të shënojnë që në minutat e para dhe deri në fund të takimit, por goli nuk vjen.
Në pjesën e dytë vendasit që e kishin studiuar mirë tërrenin e miqve si në fushë edhe psikologjikisht arrijnë të shënojnë dy gola. Shima në minutën e 48-të dhe Murati në minutën e 72-të u japin fitoren kryeqytetasve në këtë përballje. Erjon Hamitaj
Zhezha dhe Rada nderojnë Partizanin
Partizani – Pogradeci 2-0
Partizani: Ndoj, Çema, Agalliu, Gjoni, Lila, Gjinaj, Faruku (Roshi 50), Zhezha, Mina (Plloçi 41), Musai (Rada 75), Drita. Trainer: G. Tomorri
Pogradeci: M