E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valero: Franca pro liberalizimit të vizave për Shqipërinë

PARIS- Pas deklarimit të ministrave të Jashtëm të Francës dhe Italisë, përkatësisht Bernard Kouchner dhe Franco Frattini, për liberalizimin e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët, në të përditshmen "Le Monde" ditën e martë, ka reaguar edhe ministria e jashtme franceze, pro liberalizimit të vizave.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Bernard Valero për Deutsche Welle-n është shprehur se Franca e mbështet liberalizimin e vizave për vendet e rajonit.

Liberalizimi i vizave për banorët e Shqipërisë dhe të Bosnje Hercegovinës është diçka tepër e rëndësishme për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, ka thënë Valero. Sipas agjensisë së lajmeve AFP, në një takim të mëparshëm të dy ministrave të jashtëm, Kouchner dhe Fratini, shefi i diplomacise franceze, Kouchner ishte shprehur se: "Shqipëria e meriton të legjitimojë të gjitha përpjekjet që ka bërë gjatë gjithë këtyre kohëve për t'u integruar".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›