Tevez, i lumtur në Man City

Carlos Tevez ka ritheksuar përkushtimin e tij ndaj Manchester Cityt. E ardhmja e yllit argjentinas në Eastlands dukej në dyshim më herët gjatë këtij sezoni, pasi ai kishte paraqitur kërkesë për largim.
Ai e tërhoqi atë pas bisedimeve me kryesinë e klubit. Ish sulmuesi i Manchester Unitedit ka treguar formë të shkëlqyeshme për Cityn këtë sezon, duke realizuar 20 gola, përfshirë het-trikun në fitoren 3-0 ndaj West Bromwich Albion të shtunën. Ai ka insistuar se është i lumtur të mbetet në City, pas spekulimeve rreth të ardhmes së tij.
“Kurrë nuk jam larguar nga klubi me qëllim që t’i bëj dëm atij klubi. Nuk mendoj se është dikush që e do fanellën më tepër se unë. E tregoj këtë në çdo ndeshje që luaj. Jap gjithçka nga vetja. Nuk flas shpesh në media. Gjërat i mendoj në kokë, ndërsa flas në fushë, që është më e rëndësishmja. Njerëzit mund të jenë të interesuar të më ngacmojmë, por ndihem shumë mirë këtu. Dua të jap maksimumin tim për fanellën e Cityt”, deklaroi Tevez për Sky Sports.