Tevez ndihet i vlefshëm në City

Carlos Tevezi i ka lënë prapa problemet me menaxherin Roberto Mancini dhe thotë se ndihet i dobishëm dhe i vlefshëm tek Manchester City. Sulmuesi argjentinas nuk e ka ndërmend të largohet nga Etihad Stadium.
Përkundrazi, ai e ka ndërmend ta ndihmojë Cityn që ta mbrojë titullin e kampionit në Premierligë.
“Kam filluar të ndihem i rilindur. Jam i gatshëm të kem një sezon të suksesshëm. Tash jam më i mirë dhe po mendoj vetëm për të luajtur futboll. Ndihem më i dobishëm dhe më i vlefshëm dhe kjo është vendimtare për mua”, deklaroi ‘Apache’, i cili ndihet i lumtur që në City luan me argjentinasit tjerë Sergio Aguero e Pablo Zabaleta.