Pensionohet Muamba

Fabrice Muamba nuk duhet të luajë më kurrë futboll në nivelin profesionist. Ky është vendimi i stafit mjekësor të Boltonit, klub në të cilin ka luajtur futbollisti anglez, i cili pësoi sulm në zemër në ndeshjen e kupës ndaj Tottenhamit. Pasi e mori vendimin nga mjekët, tashmë ish-mesfushori i Boltonit ka dhënë fjalët e para.
“Kam bërë kontroll dhe nuk mora përgjigjen që e prisja, sepse shpresoja të luaja sërish. Por, më duhet të njoftoj për pensionimin tim nga futbolli. Jam i shkatërruar, sepse futbolli ka qenë jeta ime që në fëmijëri. Isha me fat që luajta dhe që pata mbështetës të tillë, në momentet më të vështira. Ju falënderoj të gjithëve. Tash do ta vazhdoj jetën me familjen”, ka thënë 24-vjeçari.
“E falënderoj Zotin që jam gjallë dhe u jam mirënjohës edhe një herë anëtarëve të stafit mjekësor, që nuk më lanë vetëm kurrë. Jam me fat që kisha përkrahjen tuaj gjithmonë. Unë po largohem, por ju vazhdoni të buzëqeshni”, përfundoi Muamba.