Bendtner largohet nga Arsenali

Nicklas Bendtner nuk mund të konsiderohet më lojtar i Arsenalit. Sulmuesi danez dëshiron të largohet nga Londra përfundimisht, pasi e kaloi një sezon huazim në Sunderland.
“Më duhet të jem i lumtur, dëshiroj të largohem nga Arsenali. Shumë njerëz mendojnë se është vetëm një çështje parash, por nuk është kështu. Jam në një situatë ku nuk jam i lumtur dhe duhet të jem, dua të jem”, theksoi përfaqësuesi danez i cili pëlqehet nga skuadra italiane Milan, por edhe disa ekipe mesatare të futbollit anglez.
Megjithatë, 24 vjeçari ka thënë se do të largohet nga ‘Topçinjtë’ vetëm për një ekip që luan në Ligën e Kampionëve.